AKE-ja dhe ASHAAM-i për publikun akoma janë kryesisht organe “politike”

E vogël është përqindja e qytetarëve që dijnë se çka paraqesin dy organet rregullatore në sferën e meidave dhe të komunikimeve elektronike dhe cilat janë kompetencat e tyre. Ky është përfundimi i prezantimit të raportit përfundimtar nga monitoringu u punës së ASHAAM-it dhe AKE-së.

Gjatë 18 muajve të kaluar, “Eurothink” në bashkëpunim me OJQ-në “Infocentar”, “Transparencë Maqedoni” dhe Komiteti e Helsinkit për të drejtat e njeriut e ndoqi punën e dy agjencive, transparencën e tyre dhe perceptimin për to te publiku i gjerë. Në raportin përfundimtar nga monitoringu që u prezantua sot i paraprinë 5 raporte tremujore të cilat janë në dispozicion.

Rekomandimi i përgjithshëm nga përfaqësuesit e organizatave që e kanë përgatitur raportin është se dy organet rregullatore duhet të angazhohen më tepër për informimin e publikut për kompetencat e tyre dhe për ndihmën që mund t’ua ofrojnë. Me këtë rast, siç theksoi komunkologu Sead Xhigal, në këtë kohë digjitale kjo nuk duhet të bëhet vetëm në një kaje, por këto dy agjenci duhet të jenë të përgatitura edhe për komunikim dykahësh.

Edhe pse në fillim të projektit, të financuar nga ambasada e Britanisë së Madhe, ka ekzistuar një dozë mosbesimi nga institucionet, ato pastaj kanë filluar bashkëpunim të shkëlqyeshëm me implementuesit e monitorimit, që është për t’u lavdëruar, theksoi amabasadori britanik, Çarls Garet.

Drejtori i AKE-së, Sasho Dimitrijoski, edhe drejtori i ASHAAM-it, Zoran Trajçevski, theksuan se nga bashkëpunimi me organizatat qytetare kanë konstatuar probleme të caktuara, që ka çuar në përmirësimin e punës së tyre. Siç theksuan prezantuesit, për t’u lavdëruar është fakti se AKE-ja, për dallim nga situata kur ka dhuruar para për Rrotullamen panomarike të NPT-së, tani e ka ndërprerë praktikën e tillë.

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski, duke folur për ndryshimet e Ligjit për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike, i cili tani është në procedurë kuvendore, theksoi se ai duhet të sjellë profesionalizim të Këshillit të ASHAAM-it dhe të Këshillit programor të RTM-së që më në fund politika t’i largojë duart nga mediat. Mançevski potencoi se anëtarët e Këshillit të ASHAAM-it dhe të RTM-së dhe të Komisionit të AKE-së, akoma janë funksionarë partiakë.

Ai theksoi se qeveria është duke u marrë me aspektet kryesore të reformave mediatike dhe porositi se nevojitet angazhim plotësues nga të gjithë, që sfera mediatike të kontrollohet me anë të vetërregullimit, e jo nga shteti dhe strukturat politike.

Sipas Prof. Dr. Snezhana Tërpevskës, eksperte për media, ka ngecje në reformat mediatike dhe do të nevojitet angazhim i madh që të rregullohen punët në sektorin mediatik në të ardhmen.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.