Jakimovski, që i kërcënoi gazetaret u dënua me burg dhe rekomandim për mjekim psikologjik

Ish i punësuari në Regjistrin Qendror, Emil Jakimovski është dënuar me 1 vjet e 8 muaj burg për rrezikim të sigurisë ndaj ish bashkëshortes dhe kërcënimet ndaj gazetares, Meri Jordanovska dhe Iskra Korovoshevska, njofton Portalb.mk.

Aktgjykimi sot u shqiptua në Gjykatën Penale të Shkupit nga ana e gjykatëses, Xheneta Begtoviq. Prokuroria propozoi, ndërkaq gjykata pranoi që ai të mbetet në paraburgim derisa aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm,.

Jakimovski gjithashtu duhet që të qëndrojë për mjekim në Spitalin Psikiatrik “Bardovcë”, derisa mjekët nuk konstatojnë se është në gjendje të mirë shëndetësore, përpara se ai të kthehet në burg.

Eksperti Aleksandar Marcikiq ka konstatuar se Jakimovskit i duhet mjekim i domosdoshëm psikiatrik, pasi që ai mund ta përsërit veprën, duke e pasur parasysh se vuan nga shkatërrimi psikologjik.

Jakimovsku u arrestua më 17 janar, pasi që u paraqit për ofendime dhe kërcënime ndaj gazetareve Meri Jordanovska dhe Iskra Korovoshevska.

Ai u paraqit se e ka kërcënuar edhe drejtoreshën e Regjistrit Qendror, Marija Boshkovska – Jankovsi, ndërkaq e ka kërcënuar edhe kryetarin e Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev.

Pasi që gazetaret alarmuan për ofendimet dhe kërcënimet, drejtoresha e Regjistrit Qendror, Marija Boshkovska – Jankovski e ka përjashtuar nga puna Jakimovskin për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave të marrëveshjes së tij për punë, sipas të cilave edhe pse i punësuari është dashur në mënyrë obligative ta ruajë reputacionin e punëdhënësit, megjithatë nuk e ka ruajtur.

Thuajse të gjitha seancat në këtë rast gjyqësor ishin të mbyllura për opinionin pasi që janë publikuar materiale private të akuzuarit dhe të të dëmtuarve.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.