Kuvendi e hoqi taksën për radiodifuzion

Kuvendi sot e solli ligjin për heqjen e taksës për radiodifuzion, i cili u propozua me procedurë të shkurtuar. Për ndryshimet e Ligjit për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike “për” votuan 70 deputetë, ndërsa “kundër” dhe “të përmbajtur” nuk kishte.

Për shkak se ky logj sillet edhe me shumicë të Badenterit, heqjen e taksës për radiodifuzion e mbështetën 20 deputetë të bashkësive joshumicë.

Kootdinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, tha se me zgjidhjen e këtillë qytetarët do të lirohen nga një taksë e panevojshme, ndërsa nga ana tjetër do të rritet efikasiteti i punës së “Radiotelevizionit të Maqedonisë”.

Me këtë ligj parashihet që të ardhurat të cilat deri tani RTVM-ja i fitonte duke e mbledhur këtë taksë, të financohen nga buxheti shtetëror edhe atë në vlerë prej 0,5 përqind të buxhetit në nivel vjetor. Për këtë.qëllim duhet të ndahen 885 milionë denarë nga buxheti shtetëror për vitin 2018. Përveç nga buxheti, RTVM-js do të financohet edhe nga burimr të tjera, gjegjësisht nga të ardhurat nga operatorët kabllovikë dje nga të ardhurat e realizuara nga shitja e orogramit të prodhuar në RTM.

Paraprakisht sot deputetët në Kuvend e sollën ligjin për punëtorët e falimentuar, me të cilin rreth 3.000 personave u mundësohet të marrin kompensim mujor prej 8.356 denarësh. Dje u votua edhe ligji për rrogën minimale prej 12.000 denarësh.