Mediat kanë raportuar në mënyrë objektive dhe të paanshme në periudhën parazgjedhore, tregon monitorimi i AShMAAV

Programet televizive dhe radiotelevizive nacionale kanë raportuar në mënyrë objektive dhe të paanshme në periudhën parazgjedhore nga 17 Shkurt deri më 16 Mars, ka treguar raporti i Agjencisë për raportime mediatike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që e Ka hartuar Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Monitorimi parazgjedhor përfshinte RTM 1, RTM 2 programi në gjuhës shqipe, Alsat-M, Alfa, Kanal 5, Sitel, Telma, TV 21-M, 24 Vesti dhe programin e parë të Radio Maqedonisë, përcjell Portalb.mk.

“Radiodifuzerët nga shembulli i mostrës për monitorim janë përpjekur të raportojë mbi aktivitetet e partive politike në mënyrë të ekuilibruar, përkatësisht në përgjithësi iu kanë përmbajtur parimit të raportimit objektiv dhe të paanshëm të ngjarjeve me trajtim të barabartë të pikëpamjeve dhe opinioneve të ndryshme, duke i mundësuar kështu publikut të formojë mendimin e tyre lirshëm për ngjarje dhe çështje të caktuara”, thuhet në Raportin AShMAAV.

Përveç disbalancit cilësor të theksuar në programin e parë të Radio Maqedonisë dhe referencës për “respektim të përgjithshëm” të parimit juridik për raportim objektiv dhe të paanshme të ngjarjeve në televizionin Alfa, për mediat e tjera AShMAAV nuk ka theksuar veçanërisht raportim të pabalancuar në periudhën zgjedhore. deri në fillimin e fushatës zgjedhore.

Materiali më i zakonshëm i zhanrit në programet e emisioneve informative të lajmeve ditore kanë qenë kryesisht zhanre informuese gazetareske: lajm, lajme bashkë me raport dhe vetëm në dy media janë regjistruar kryesisht komente dhe qasje analitike, theksohet në raport.

“Qasja analitike ndaj ngjarjeve aktuale, të gjithë radiodifuzerët të monitoruar ia mundësuan publikut përmes emisioneve speciale informative, më së shpeshti me intervista dhe debate. Disa nga televizionet gjithashtu kishin emisione për kontakt, ku qytetarët mund të shprehnin pikëpamjet e tyre për ndonjë temë të paracaktuar,” thuhet në raport.

Agjencia për Shërbime mediatike audio dhe audiovizuele përcaktoi se temat parazgjedhore të të gjitha mediave ishin monitoruar. Aktivitetet e partive politike për zgjedhjet dhe organizimi dhe zhvillimi i procesit zgjedhor u bënë më pak të rëndësishme sepse më shumë kohë se çdo temë tjetër e vetme në lajme iu dha kategorisë “Shëndeti”. Kjo shpjegohet me faktin se në periudhën parazgjedhore mediat filluan të raportojnë për trajtimin e vendit nga koronavirusi.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.