Mediat lokale para zhdukjes, situata me gazetarët shqetësuese

Situata me median lokale në Veles është shqetësuese dhe janë të nevojshme një sërë masash për ta përmirësuar atë që qytetarët e kësaj komune dhe rajonit të mos lihen pa informacione relevante, objektive dhe profesionale me karakter lokal. Ky është konkluzioni i takimit punues që përfaqësuesit e LSGM-së e patën me disa gazetarë dhe punonjës të mediave në Veles, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Në takim u diskutua për kushtet e dobëta të punës së korrespondentëve dhe gazetarëve në median lokale, si dhe për faktin se numri i punonjësve të mediave vitet e fundit vazhdimisht shënon rënie. Gazetarët lokalë si probleme kryesore i theksuan kushtet e dobëta të tregut për punë të mediave, mungesa e hapësirës për korrespondentët, që më parë ka qenë praktikë, pagat e ulëta dhe honorarët dhe mungesa e mbështetjes nga komuniteti i biznesit. Gazetarët e pranishëm dhe punonjësit e mediave në veçanti theksuan se media lokale është në një farë mënyre para zhdukjes, duke shtuar se është e nevojshme të gjendet ndonjë model, sistem të financimit të mediave lokale, pasi ekzistenca e tyre është e rëndësishme për komunitetet lokale dhe qytetarët të cilët përndryshe do të mbeteshin pa informacione të rëndësishme lokale “, thuhet në deklaratën e LSGM-së.

LSGM i prezantoi mundësitë dhe përfitimet që i kanë në dispozicion anëtarët e saj, si dhe mënyrat dhe mjetet në dispozicion të Sindikatës për të përmirësuar kushtet e punës e kështu edhe cilësinë e produktit gazetaresk.

Përfaqësuesit e LSGM-së theksuan se vetëm me solidaritet dhe masivitet mund të bëhen ndryshime për të përmirësuar situatën.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.