Për projektin

Projekti Observatori për reforma mediatike” ka për qëllim të kontribuojë për realizimin e reformave prioritare, si kusht për anëtarësimin e RM-së në BE, duke i identifikuar dhe duke i eliminuar pengesat për zhvillimin demokratikt të sektorit mediatik. Me këtë rast, projekti do t’i kushtojë kujdes edhe këtyre qëllimeve afatshkurte:

  • Të përforcohet vetëdija publike në lidhje me reformat prioritare dhe me sfidat në fushën e mediave;
  • Të krijohen mundësi për debat informativ publik ndërmjet vendimmarrësve, organizatave joqeveritare dhe mediave;
  • Të krijohet koalicion i organizatave qytetare dhe i mediave për vëzhgim dhe për përfaqësim në lidhje me realizimin e reformave prioritare në fushën e mediave.

Projekti do t’i informojë qytetarët për procesin e realizimit të reformave prioritare në mënyrë të kuptueshme, të përshtatshme për publikun joekspert, që qytetarët ta kuptojnë se pse janë të rëndësishme reformat prioritare dhe si do të kontribuojë realizimi i tyre për përmirësimin e jetës së tyre. Njëkohësisht, projekti do të ofrojë mundësi për qytetarët dhe organizatat qytetare të kontribuojnë në debatin publik, duke krijuar mekanizma dhe kanale për lidhjen e tyre me mediat dhe vendimmarësit.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

 

Për dukshmëri dhe transparencë më të madhe të projektit, si dhe për komunikim më të madh me publikun është siguruar mbështetje mediatike edhe nga agjencia e lajmeve “Меta” ,“Vërtetmatësi” dhe “Portalb”.