Popovski: Ende ekzistojnë qendra të ndikimit dhe rezistencës për informimin normal në RTM

Ministri për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski, ka mbajtur fjalim rreth temës “Ligji për shërbime audio dhe audiovizuele – ndikimi i kushteve të siguruara për pavarësi redaktuese të RTN”, në suaza të pjesës së dytë të debatit publik të dedikuar p;r “Financim, menaxhim dhe rregullim të Servisit Publik-NRT”, transmeton Portalb.mk.

Popovski e vuri në pah rëndësinë e reformave në sferën e mediave, veçanërisht të servisit publik radiodifuziv, me ç’rast ka theksuar që “kjo Qeveri pas periudhës së politikës së blerë redaktuese dhe shtetit të kapur, përmes një sërë masash ka kontribuar në zvogëlimin e ndikimit politik në media, servisin publik dhe rregullatorin mediatik.”

Ai ka theksuar që Qeveria e ka artikuluar nevojën për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele, me qëllim të profesionalizimit dhe departizimit të trupit rregullator dhe servisit publik radiodifuziv.

Popovski theksoi që “edhe pse Ligji për shërbime audio dhe audiovizuele është hartuar me konsensus më të gjerë politik në të cilin janë integruar vërejtjet e organizatave të gazetarëve dhe mediatike, si dhe rekomandimet kyçe të ekspertëve, prapë se prapë opozita një vit e bllokonte këtë ligj krucial për proceset e reformave në shtet.“

“Bastioni i fundit i rezistencës ndaj perspektivave të shtetit ka mbetur Radioja e Maqedonisë. Aty gjatë kohës së referendumit kanë kaluar të gjitha figurat më rigjide të cilët dëshironin të derdhet gjak që të mos realizohet perspektiva e Maqedonisë. Kur Franca vendosi veto mbi fillimin e negociatave kishte mbrëmje të shansonave franceze. Po ju tregoj që ende ekzistojnë disa qendra të çuditshme të ndikimit dhe rezistencës ndaj informimit normal dhe të përmbajtjes normale programore që duhet ta ofrojë servisi publik. Atë që Qeveria e bëri është çlirim i plotë i çdo ndikimi apo presioni politik mbi mënyrën e informimit dhe e mundësojmë rolin kyç të servisit publik radiodifuziv për informim objektiv, profesional, të saktë dhe në kohë reale të qytetarëve”, ka theksuar Popovski.

Ai i theksoi obstruksionet rreth zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit dhe drejtorit të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike dhe për Këshillin e servisit publik radiodifuziv, përkatësisht Radiotelevizionit nacional, ku duhet të bëhen përzgjedhje profesionale personale, pa pasur konflikt të interesave dhe ndikime politike.

Në lidhje me mënyrën e financimit ai theksoi që edhe ky model, megjithëse nuk është ideal, prapë se prapë i mundëson stabilitt më të madh financiar servisit publik radiodifuziv, i cili tani ka mundësi t’i kthejë borxhet, funksionon më lehtë, paguan programe të reja, kofinancon koproduksione.

Popovski ka shprehur gatishmëri që Qeveria ta jep përkrahjen e plotë rreth stabilizimit financiar të servisit publik, por edhe për modernizimin e të njëjtit dhe instalim të teknologjive të reja, sipas modelit të serviseve radiodifuzive evropiane.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.