Që të marrin dokumente falas, gazetarët duhet të sqarojnë se pse i kërkojnë ato

Regjistri qendror sot informoi se në çfarë mënyrë gazetarët mund ta realizojnë të drejtën e tyre për qasje falas deri te informatat, pasi qeveria në mbledhjen e saj të 26-të solli vendimit të këtillë.

Në vendimi e qeverisë thuhet se Regjistri qendror dhe Agjencia për kadastër të patundësive duhet t’u mundësojnë gazetarëve qasje falas deri te dokumentet publike që i lëshojnë këto institucione në afat prej 30 ditësh.

Për gazetarët kontestuse është ajose në kërkesë duhet të shënohet se për çfarë temash hulumtuese do të kërkohen dokumentet.

“Qasja do t’i mundësohet çdo gazetari që do të dorëzojë kërkesë me shkrim, me nënshkrim dhe me vulë të kryeredaktorit të medies ku është i punësuar, ,e sqarim se për çfarë qëllimesh hulumtuese kërkohet dokumenti publik”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Drejtoresha e Regjistrit qendror, Marija Boshkovska-Jankovski, tha se nuk e di se pse ka nevojë të shënohet ky sqarim nga ana e gazetarëve dhe se ky ka qenë vendim i qeverisë.

– Ne si institucion, duhet të mbrohemi dhe duhet ta dijmë se për çka nevojiten ato informata – tha Boshkovska-Jankovski.

Në vendimin e qeverisë thuhet edhe se Regjistri qendorr dhe Agjencia për kadastër të patundshmërive duhet ta shënojnë qartë dhe në vend të dukshëm se dokumenti i kërkuar është në funksion të veprimtarisë hulumtuese dhe se nuk duhet të keqpërdoret për qëllime të tjera.

Boshkovska-Jankovski informoi se gazetarët kanë mundësi të marrin 2.000 informata me çmim 80 për qind më të lirë nga tarifa e Regjistrit qendror.

Zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, në një deklaratë për NOVA TV sqaroi se gazetarët nuk duhet ta tregojnë temën në të cilën do të punojnë, por të japin një sqarim të përgjithshëm për çfarë hulumtimi bëhet fjalë.

– Nuk do t’i ndjekim hulumtimet e gazetarëve, por do të duhet të jepni vetëm sqarim të përgjithshëm për dokumentet që i kërkoni – tha Boshnjakovski.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.