Qeveria plotësisht do të njoftojë se cilat gazeta nga sa subvencione kanë marrë

Qeveria, plotësisht do të njoftojë se cilët janë 12-mediat e shkruara dhe nga sa mjete kanë marrë prej shumës së përgjithshme prej 710.000 euro, aq sa u janë ndarë sipas Programit Qeveria për mbështetje shtypit të gazetave dhe shpërndarjen e tyre.

Edhe pse vendimi është miratuar, ai zyrtarisht do të publikohet pasi që të miratohet procesverbali i seancës së dytë.

Ashtu siç njoftuan nga qeveria, në thirrjen për mbështetje financiare për vitin 2019-të kanë arritur gjithsej 16 kërkesa, prej të cilave kriteret i kanë plotësuar 12 media. Në buxhet për këtë qëllim janë të parashikuar rreth 810.000 euro.

Mediat kanë të drejtë që të paraqiten në thirrjen publike për mbështetje të mediave të shtypit për vitin 2019-të, i cili u publikua nga qeveria më 29 nëntor të vitit të kaluar. Subvencionet janë ndarë për mediat e shtypit në gjuhën maqedonase me lartësi prej 50% për harxhimet e bëra për shtypje dhe në lartësi prej 50% për harxhimet e bëra për shpërndarje të gazetave. Gazetat që botohen në gjuhë të komuniteteve etnike, subvencionet janë në lartësi jo më të vogla se 50%, por jo më shumë se 70% të harxhimeve të bëra për shtyp dhe shpërndarje, në pajtueshmëri me dokumentet e dorëzuara për vitin kalendarik 2018.

Njëjtë sikur në vitin 2019-të, qeveria edhe vjet në janar 11 mediave të shtypit u ka ndarë 700.000 euro si mbështetje për shtypin dhe shpërndarjen e gazetave për vitin 2018-të. Nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) në periudhën e kaluar kërkon që të përforcohen kriteret për dhënie të ndihmës shtetërore për mediat e shtypit, duke i vlerësuar këto subvencione si rrezik për korrupsion dhe klientelizëm.

“Në bazë të vendimit të Qeverisë është miratuar program me të cilin mediat marrin ndihmë shtetërore për sigurimin e qëndrueshmërisë së tyre. Megjithatë, kriteret në bazë të cilëve miratohet ndihma e tillë nuk janë shumë precize dhe mundësojnë shfrytëzim të pabazuar të mjeteve të ndara”, thuhet në Strategjinë Nacionale për Parandalim të Korrupsionit 2020-2024.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.