Reformat në sferën mediatike duhet të vazhdojnë në mënyrë më tërësore

Disa dispozita të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike nuk sjellin cilësi dhe në disa raste madje edhe i kthejnë gjërat mbrapa, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm i çështjeve janë lënë jashtë këtij ligji, e të cilat janë të rëndësishme për reformat mediatike, u tha në diskutimin e sotëm të ekspertëve për draft-dokumentin për ndërhyrjet e ardhshme në legjislacionin mediatik, të përgatitur nga Qendra për zhvillimin e mediave.

Sipas dokumentit, një nga mangësitë kryesore të Propozim-ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatiek, i cili tani është në debat për amandamente, qëndron në atë se përveç që fokusohet në ndryshimin e përbërjes së Këshillit të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike dhe të Këshillit programor të RTM-së, si dhe në përpjekjen për të siguruar pavarësi dhe stabilitet financiar transmetuesit publik të radiodifuzionit, i prek në mënyrë sipërfaqësore disa pika të tjera që janë të rëndësishme për zhvillimin e ardhshëm.

Si thanë se shumica e pjesëmarrësve, duhet menduar seriozisht për ndryshimet në dispozitat ligjore mbi përqendrimin e mediave dhe për të futur disa dispozita më liberale, që do ta parandalonin keqpërdorimin e ndikimit, por njëkohësisht do të siguronin kushte më të mira afariste për pronarët e mediave në kushte jo shumë të favorshme. Si një masë veçanërisht e dobishme për parandalimin e ndikimit të tepruar të disa manjatëve të mediave u theksua edhe masa që funksionon në disa vende – në media të zbatohet pariomi i aksioneve që të pamundësohet koncentrimi i ndikimit

Sipas ekspertëve të medias, disa dispozita të proozim-ligjit mund të jenë të rëndësishme tani, por në të ardhmen, sidomos me transmetimet gjithnjë e më të pakta nëpër eter, e gjithnjë e më shumë nëpërmjet rrjeteve kabllovike ose nëpërmjet internetit, për 2-3 vjet ato do të humbin rëndësinë.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.