RTM-ja theksoi që vitin e kaluar e ka zvogëluar borxhin për 2,8 milionë euro, por është zvogëluar edhe numri i punonjësve

Udhëheqësia e Radio Televizionit të Maqedonisë (RTM) thekson që vitin e kaluar ia ka dalë të zvogëlojë borxhin e servisit publik radiodifuziv për më tepër se 2,8 milionë euro. Obligimet e RTM-së në fund të vitit 2019 kanë qenë të rrumbullakuara në shumë prej rreth 11,8 milionë euro, thuhet në Raportin për punë financiare të NPR RTM” për tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Servisi publik radiodifuziv në raport e përsërisin që Drejtoria për të ardhura publike (DAP) i detyrohet RTM-së përafërsisht 33 milionë euro, sepse kjo në 3 vitet e fundit nuk ka ndërmarrë asnjë masë dhe aktivitet për taksën e paarkëtuar radiodifuzive nga qytetarët.

“Për këto shkaqe edhe shkalla e pasigurisë për arkëtim të këtyre kërkesave si dhe për shkak të mosrespektimit të dispozitave ligjore nga DAP, e në pajtim me Standardet ndërkombëtare për raportim financiar (SNRF/MSS), RTM-ja bën korrigjimin e plotë të kërkesave në shumë prej 703.071.769 denarë të cilat i ka në bazë të taksës së paarkëtuar radiodifuzive”, thuhet në raportin e publikuar.

Krahas borxheve të grumbulluara, problem i madh për punën e RTM-së është edhe zvogëlimi i vazhdueshëm i numrit të punonjëse. Më 31 dhjetor 2019, në servisin publik radiodifuziv kanë qenë të angazhuar 768 persona, që është 16 më pak në krahasim me fundin e shtatorit vitin e njëjtë. Pjesa më e madhe e këtyre të punësuarve janë pensionuar, kurse ajo që paraqet shqetësim plotësues është paralajmërimi i udhëheqësisë se RTM-ja nuk do të mund të punësojë edhe në vitin 2020.

Udhëheqësia e RTM-së para pak kohe deklaroi që numri i të punësuarve për tetë vite është zvogëluar për 187 persona, duke theksuar që disa sektorë në servisin publik radiodifuziv janë para zhdukjes së plotë. Në veçanti shqetëson fakti që në vazhdimësi zvogëlohet numri i gazetarëve, të cilët duhet ta krijojnë programin informativ. Siç thuhet në publikimin e SHGM-së “Statusi dhe nevoja e korrespondentëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” nga gushti i vitit 2019, numri i korrespondentëve nga vendi dhe jashtë vazhdimisht është zvogëluar në pesë vitet e kaluara, me ç’rast shifra prej dhjetë korrespondentëve sot është zvogëluar në katër.

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski në një intervistë për “Meta.mk” deklaroi që në servisin publik radiodifuziv nuk janë zbatuar reforma, kurse të njëjtat duhet të publikohen pikërisht nga ata. RTM-ja duhet ta prezantojë planin e tyre për reformave para opinionit, ka theksuar ai.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.