SPGM-ja e përshëndeti qasjen falas në dokumentet e Kadastrit dhe të Regjistrit qendror

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe e punëtorëve mediatikë (SPGM) e përshëndeti vendimin e qeverisë për t’u ofruar qasje falas gazetarëve hulumtues në dokumentet e Regjistrit qendror dhe të Agjencisë për kadastër të patundshmërive, dhe njëkohësisht kërkoi nga pushteti që ta ndryshojë Ligjin për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.

“Konsiderojmë se me këtë vendim, gazetarëve hulumtues do t’u lehtësohet qasja deri te informatat, gjë që do ta rrisë transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjësinë shoqërore të bartësve të funksioneve publike, por edhe të personave juridikë, dhe do të ndikojë për zvogëlimin e korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare. SPGM-ja shpreson se vendimi i këtillë njëkohësisht do ta nxisë edhe zhvillimin gazetarisë hulumtuese, e cila është deficitare, dhe që ka rol thelbësor në sigurimin e informatave që janë me interes për publikun”, thekson sindikata.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.