Të ardhurat e RTM-së në rënie të vazhdueshme, vitin e kaluar 26% më të ulëta krahasuar me vitin 2015 (infografik)

Radio televizioni i Maqedonisë (RTM) shënon rënie të vazhdueshme të të ardhurave të përgjithshme gjatë katër viteve të fundit. Analiza financiare për radiodifuzerin kombëtar tregon se të ardhurat e përgjithshme në vitin 2018 ishin 15.4 milion €, duke rënë për 26 përqind krahasuar me vitin 2015, transmeton Media Observatorium.
Sipas analizës “Operacionet financiare të ndërmarrjeve shtetërore nën llupë” të Qendrës për komunikime civile, shpenzimet operative të MRT po rriten me shpejtësi. Vetëm vitin e kaluar, ato kanë arritur rreth 1.7 milion euro dhe kanë qenë dy herë më të mëdha se vitin e kaluar.
“Rezulton se humbja e raportuar për vitin 2018 buron nga shpenzimet e larta financiare”, thuhet në analizën e publikuar për punën e ndërmarrjeve shtetërore.
Humbjet e grumbulluara të RTM-së nga viti i kaluar janë rezultat i interesit që kap shumën mbi 650.000 euro, diferencat e kursit të këmbimit arrijnë afërsisht 60,000 euro, ndërsa shpenzimet e tjera financiare janë pak më pak se 1 milion euro.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.