Trajçevski: Portalet nuk ka nevojë të rregullohen, por vetëm të regjistrohen

Është i pamundur rregullimi i portaleve në internet, theksoi Zoran Trajçevski, drejtori i Agjencisë për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike (ASHAAM) në takimin e sotëm publik, ku ai i prezantoi aktivitetet për tremujorin e katërt me theks në monitoringun mediatik për zgjedhjet lokale.

– Nuk bëhet fjalë për rregullim, por më së shumti për regjistrim dhe njoftim. Konsiderojmë se është e pamundur është e pamundur të bëhet rregullimi i këtij lloji të medies. Ne si Agjenci kemi porositur hulumtim në lidhje me këto media, për atë se si është gjendja në krahasim me vendet e tjera. Atë duheshte ta paguajë Agjencia nëpërmjet furnizimit publik, mirëpo morëm miratim nga Këshilli i Evropës dhe ata do ta realizojnë këtë në një afat të shkurtë të arsyeshëm, ndoshta deri në fund të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm dhe atëherë do të kemi një mendim objektiv, të paanshëm nga ekspertë që nuk do të na ofrojnë zgjidhje, por do të na japin një pasqyrë për atë se si është gjendja në këtë fushë në vendet e tjera – tha Trajçevski në takimin e katërt dhe të fundit publik të Agjencisë për vitin 2017.

Ai përkujtoi se edhe deri tani kanë theksuar se ASHAAM-i nuk mund të bëjë monitoring zgjedhor të raportimit që e bëjnë portalet.

Tema për portalet në internet u aktualizua dje në debatin “Përcaktimin i nevojës për ndryshime të mundshme të Ligjit për mediat”, të cilin e organizoi Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) dhe ministri pa resor, i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski.

 

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.