Informimi i pamjaftueshëm ose joadekuat i qytetarëve për punën e tyre ose për veglat nëpërmjet të të cilave qytetarët mund të reagojnë për punën e mediave ose të operatorëve të telekomunikimit është vërejtja kryesore që u theksuar për punën e Agjencisë për komunikime elektronike (AKE) dhe Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike (ASHAAM). Në prezantimin e sotëm të raportit të katër të monitoringut për punën e të dyja agjencive, që u përgatit nga Eurothink – Qendra për strategji evropiane, OJQ-ja Infocentar, Transparencë Maqedoni dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, u u potencuan edhe hapat që duhet të ndërmerren për t’u tejkaluar ato.
Sipas Sllavica Biljarska, specialiste për marrëdhënie me publikun, është e palogjikshme që AKE-ja të ketë tre ueb-faqe, për shkak se në atë mënyrë qytetarët e kanë më të vështirë të arrijnë deri te informata e kërkuar, ndërsa problem te ueb-faqja e ASHAAM-it është ajo se një pjesë e madhe e informatave të rëndësishme janë vënë në format me të cilin qytetarëve u pamundësohet që të arrijnë deri te informatat nëpërmjet kërkuesve në internet.
– Më gëzoi fakti që në ueb-faqen e ASHAAM-it janë shënuar një numër i madh i kontakteve, që ta dijnë qytetarët se kujt saktë duhet t’i drejtohen, për dallim nga faqja e AKE-së, ku ka vetëm një formular për kontakt dhe nuk ka kanale të tjera të mjaftueshme për komunikim, gjegjësisht prezencë në rrjetet sociale. Bëni strategji për komunikim dhe jini më të pranishëm në rrjetet sociale, e pastaj nga përvoja do ta shihni se cili kanal i komunikimit do të jetë më efektiv dhe pastaj atij do t’i përkushtoheni më shumë, varësisht nga ajo se cili grupi juaj i synuar – tha Biljarska, duke u dhënë sugjerime këtyre dy agjencive.
Për dallim nga tre raportet e mëparshme, ata që e përgatitën raportin më të ri deshën të kuptojnë se sa janë të informuar qytetarët për këto dy agjenci, dhe siç theksoi Goran Llazarov nga Eurothink, rezultatet kanë qenë për t’u habitur – pjesa më e madhe e gjithsej 29 qytetarëve që janë përgjigjur në pyetje të ndryshme nuk e kanë ditur se dy agjencitë nuk financohen nga buxheti shtetëror, mirëpo poashtu ato i kanë parë si të pavarura nga politika.
Sipas ekspertes për media, Snezhana Tërpevska, posaçërisht ASHAAM-i si organ rregullator, duhet të të punojë intensivisht që të krijohet atmosferë që mediat të mos instrumentalizohen nga politika.
Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.