ANKETË: Sa janë të ardhurat e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik?

Pjesa më e madhe e gazetarëve në vend kanë të ardhura shumë më pak se paga mesatare në Maqedoninë e Veriut edhe pse janë me arsimim të lartë. Madje 67% e gazetarëve janë përgjigjur se nuk janë të kënaqur me pagën dhe honorarin, gjatë së cilës 35% e punëtorëve mediatik janë përgjigjur se përfitojnë nga 15.000 deri në 20.000 denarë në muaj, tregon anketa e bërë me 150 tët anketuar (gazetarë dhe punëtorë mediatik) nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatik (SPGPM).

Nga SPGPM theksojnë se paga mesatare në prill të vitit 2020, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave ka qenë 25.830 denarë, ndërkaq mbi 70% e të anketuarve marrin pagë nën këtë mesatare. Plotësisht, raporti i fundit i “Raportuesve pa kufij” tregon se Maqedonia e Veriut është e radhitur në vendin e 93-të nga 18-të vende, që mjaftueshëm flet për atmosferën në të cilën punojnë gazetarët dhe punëtorët mediatik.

Hulumtimi i SPGPM-së tregon se vetëm 20 persona ose 13,3% janë përgjigjur se paga e tyre është në lartësi prej 25.000 deri në 30.000 denarë, ndërkaq 23 persona ose 15,3% marrin mbi 30.000 denarë pagë, gjegjësisht pagat e tyre lëvizin rreth ose mbi pagën mesatare në vend.

Biznesi mediatik është goditur nga kriza e koronës, ndërkaq ajo është pasqyruar edhe me humbje të vendeve të punës dhe zvogëlim të pagave. Katër prej të anketuarve kanë deklaruar se kanë mbetur pa punë, ndërkaq 45 janë përgjigjur se njohin kolegë që e kanë humbur punën. Në përqindje, 33% e të anketuarve e dinë që dikush në biznesin mediatik në këtë periudhë ka mbetur pa pagë, derisa një pjesë e tyre janë përballur me shkurtim të të ardhurave.

Shumica e punëtorëve mediatik janë me arsim të lartë

Madje 112 nga 75 të anketuar janë përgjigjur se janë me shkollim të lartë, ndërkaq 18% ose 27 të anketuar me shkollim të mesëm dhe 7% ose 11 persona me shkollë të lartë. Në pyetjen nëse arsimimin e kanë të lidhur me gazetari, kanë konfirmuar thuajse gjysma ose 70 persona, negativisht janë përgjigjur 74, ndërkaq 6 të tjerë nuk kanë dhënë përgjigje. Madje 1010 ose 67% nga të anketuarit janë përgjigjur se nuk janë të kënaqur me pagën ose honorarin, ndërkaq 49 ose 33% janë përgjigjur se janë të kënaqur.

23% e punëtorëve mediatik të anketuar thonë se nuk kanë sigurim shëndetësor dhe social, ndërkaq 63% prej tyre janë përgjigjur se asnjëherë nuk kanë shfrytëzuar pushim mjekësor.

Hulumtimi i SPGPM-së tregon se 75% e punëtorëve mediatik nuk janë të përfshirë në organizatat sindikale, ndërkaq vetë 30% janë përgjigjur se ekziston organizim sindikal në redaksinë e tyre. Megjithatë, gjithsej 81% ose 122 të anketuar janë përgjigjur se menaxhmenti i tyre lejon organizim sindikal.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.