ASHAM-i: TV “Nova” dhe “Alfa” janë të anshme, ndërsa mediat e tjera plasuan pseudolajme

Transmetuesit radiodifuzivë vazhdojnë ta ndjekin tashmë politikën tradicionale redaktuse gjatë raportimit, me ç’rast posaçërisht theksohet mosrespektimi i parimit profesional për trajtim të barabartë të pikëpamjeve të ndryshme, thuhet në raportin për mbikëqyrjen e raportimit mediatik gjatë zgjedhjeve për periudhën prej 27 gushtit deri më 5 shtator 2017, të cilin e përgatit Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike (ASHAM).

Agjencia i ka veçuar TV “Alfa” dhe TV “Nova” për shkak të mënyrës së raportimit, gjegjësisht të mosrespektimit të parimit profesional për trajtim të barabartë të pikëpamjeve të ndryshme. Me këtë rast janë regjistruar edhe tri shkelje të tjera që janë bërë nga televizioni “Nova”.

“Në emisionin “Otvoreno studio”, me titullin “Për ose kundër martesave gej”, të emetuar më 10 gusht të vitit 2017, televizioni veproi në kundërshtim me parimet për barazi të të drejtave dhe lirive të njeriut sipas të gjitha bazav edhe për prezantim objektiv dhe të paanshëm të ngjarjeve”, thuhet në raport.

Për këtë emision dje reagoi edhe Këshilli për etikë në media, duke thënë se mendimet janë kamufluar si fakte dhe stereotipet janë përforcuar edhe më shumë.

Gjëja e dytë që është vërejtur nga ASHAM-i në lidhje me TV “Nova” është kronika “Aktpadi kundër gjinekologut që ka paraqitur shtatzëni të rrejshme te një paciente”, të emetuar më 31 gusht të vitit 2017, ku, sipas vlerësimit të organit rregullator, nuk është respektuar as parimi i supozimit të pafajësisë.

Për televizionin “Alfa” thuhet se ka sasi të madhe të informatave në lajme për një opcion politik, që tregon se nuk është respektuar parimi profesional për trajtim të barabartë të pikëpamjeve të ndryshme në emisionet informative ditore. Ndërsa, te TV “Nova” rregullatori një qasje të këtillë ka vërejtur në gjithë programin.

“Televizioni mori vendim redaktues që t’i transmetojë drejtpërdrejtë konferencat për shtyp të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, më 3 dhe 5 shtator. Trajtim të këtillë nuk fitojnë konferencat për shtyp të asnjë subjekti tjetër”, thuhet në raportin e ASHAM-it.

Sa i përket ndjekjes së të gjitha mediave, ASHAM-i ka vërejtur krijimin e, siç thuhet, “pseduolajmeve” dhe “pseudongjarjeve”.

“Poashtu, vazhdon praktika gjatë raportimit për komunikimin në relacionin pushtet – opozitë, me ç’rast jo rrallë paraqiten “pseduongjarje”, të cilat pastaj shndërrohen në “pseudolajme”, disa nga televizionet dhe radiot, disa nga televizionet dhe radiot të mbajnë distancë nga matrica e këtillë, e disa prej tyre – ta psqyrojnë atë”, thonë nga ASHAM-i.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.