ASHMAA kërkon procedurë kundërvajtëse kundër “Alsat-M” dhe “Shenja”, nuk kanë informuar në mënyrë të balancuar gjatë fushatës zgjedhore

Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale në seancën e 29-të e ka shqyrtuar raportin e mbulimit mediatik zgjedhor gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2020.

“Në atë drejtim Këshilli ka vendosur që kundër televizioneve “Alsat-M” dhe “Shenja” të ngrit procedura kundërvajtëse përpara gjykatës kompetente pasi që në kundërshtim me nenin 75, paragrafi 1, dhe në lidhje me nenin 75-a paragrafi 1 pika 6 nga Kodi Zgjedhor, radiodifuzerët gjatë raportimit gjatë kohës së fushatës nuk kanë siguruar mbulim të balancuar të procesit zgjedhor në ditarët ditorë dhe emisionet e veçanta informative në pajtueshmëri me parimin e proporcionalitetit sipas numrit të listave të konfirmuara të kandidatëve për deputetë. Këshilli i Agjencisë mori vendim kundër “Telma” që të ngrit procedurë kundërvajtëse përpara gjykatës kompetente për shkak të shkeljes së nenit 50 paragrafi 3 i LASHMAA dhe neneve 16 dhe 17 të Rregullores për mbrojtje të personave të mitur”, informojnë nga ASHMAA.

Përndryshe, ASHMAA i ka publikuar ndaras raportet e vëzhgimit mbi raportimin zgjedhor të mediave për televizionet Alsat M dhe Shenja, në të cilat theksohen të gjitha vërejtjet për mosbalancim gjatë raportimit në fushatën zgjedhore. Kundër televizionit Alsat-M tanimë është ngritur edhe një procedurë tjetër kundërvajtëse nga ana e ASHMAA-së për shkelje të heshtjes zgjedhore, ndërkaq për shkelje identike shërbimi i parë programor i Radios së Maqedonisë bashkë me personin përgjegjës të saj u dënuan me gjobë prej 2.000 eurove.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.