Ndryshimet e fundit në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele u miratuan në mënyrë krejtësisht jo transparente, në proces që nuk ishte gjithëpërfshirës edhe atë para miratimit të Vendimit për shpërbërje të Parlamentit dhe Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për deputetë.
Kjo mënyrë e miratimit të ndryshimeve legjislative është jashtëzakonisht zhgënjyese dhe e papërshtatshme, thonë nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (AShMAA) për Meta.mk pas paralajmërimit se operatorët do të ndalonin ritransmetimin e kanaleve vendase dhe të huaja.
“Dispozitat që imponojnë detyrime shtesë për operatorët gjatë ritransmetimit të serviseve të programeve të huaja janë në kundërshtim me parimet themelore të politikës dhe rregullimit evropian të mediave. Duke qenë se vendi jonë është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet të garantohet liria për pranim dhe ritransmetim të serviseve programore nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera evropiane, të cilat janë nënshkruese të Konventës evropiane të Këshillit të Evropës për televizionin ndërkufitar. Pasi që dispozitat ligjore kanë hy në fuqi, Agjencisë nuk i mbetet asgjë tjetër përveç se t’i zbatojë ato”, thonë nga AShMAA.
Për këtë arsye, ata thonë se kanë filluar me hartimin e akteve nënligjore përkatëse të planifikuara për ditën e premte, 28 shkurt, draft version për t’iu paraqitur Këshillit të Agjencisë që pastaj të gjitha palët e interesuara brenda 35 ditësh të kenë mundësinë për të dorëzuar sugjerimet dhe vërejtjet e tyre.
“E gjithë kjo përkon me procesin zgjedhor që tashmë ka filluar dhe monitorimi i mediave nga Agjencia. Në vend që fokusin dhe burimet t’i orientojë plotësisht për të kryer në mënyrë sa më cilësore detyrimet që mbrojnë nga Kodi Zgjedhor, rregullatori është i detyruar që një pjesë të burimeve t’i ndajë për të gjetur mënyra për të zbatuar këto dispozita ligjore, të cilat jo vetëm që janë miratuar në momentin e fundit, por ata mund të rrezikojnë edhe vetë procesin zgjedhor”, thonë nga Agjencia.
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski apeloi për arsye dhe bëri thirrje për dialog me operatorët kabllorë. Asociacioni i teknologjive të informative dhe komunikimit u përgjigjën se janë të gatshëm për dialog me të gjithë palët e interesuara.