BE kërkon hapa konkrete për përmirësimin e lirisë së mediave

Maqedonia Veriore është mesatarisht e përgatitur në fushën e lirisë së shprehjes dhe ka bërë progres të kufizuar gjatë periudhës së raportimit. Kështu vlerëson Komisioni Evropian situatën me lirinë e shprehjes në vend në raportin e fundit, i cili u botua javën e kaluar.

Megjithëse Komisioni konsideron se klima e përgjithshme për punën e mediave është e favorshme dhe lejon raportim kritik, ai megjithatë kujton tensionin e shkaktuar nga kriza e virusit korona dhe zgjedhjet.

Në vlerësimin e përgjithshëm jepen udhëzime konkrete se si vendi mund të përmirësojë cilësinë e gazetarisë duke kërkuar zgjidhje të qëndrueshme për të siguruar pavarësinë e Radio televizionit Kombëtar përmes qëndrueshmërisë financiare, e cila do të përmirësojë edhe raportimin e gazetarëve.

Qeverisë i kërkohet të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për pluralizmin në medias, raportimin e paanshëm dhe gazetarinë hulumtuese, në mënyrë që të forcojë efektivitetin e luftës kundër dezinformimit.

Sipas KE, qëndrueshmëria financiare e mediave të pavarura dhe kushtet e punës së gazetarëve mbeten një sfidë e vërtet.

Raporti i këtij viti ka tre rekomandime kryesore se si të përmirësohet gjendja e lirisë së medias duke I dhënë përparësi reformës në servisin radioviziv publik.

Ai këmbëngul në përfundimin e zgjedhjes së organeve të reja drejtuese të RTM dhe të rregullatorit të medias si dhe sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të këtyre institucioneve.

“Emërimet e anëtarëve të rinj të Këshillit të programor të servisit publik radioviziv dhe të Këshillit rregullator të medias ishin shtyrë në Kuvend, duke penguar kështu efektet e pritura pozitive të reformës për pavarësinë e tyre,” thuhet në raport.

Ata vërejnë se servisi publik, për shkak të të drejtave diskrete të autoriteteve, nuk merr fondet e parashikuara nga ligji. Në vend të 0.8 përqind të buxhetit kombëtar, në vitin 2019 RTM mori vetëm 0.6 përqind.

“Ligji parasheh një mundësi që autoritetet të kufizojnë shpërndarjen e fondeve për rregullatorin, servisin publik dhe ndërmarrjes publike për transmetim,” vëren raporti dhe rekomandon harmonizimin e mëtejshëm të ligjit me direktivën e BE mbi shërbimet audiovizive të mediave.

Për Brukselin, po aq e rëndësishme është edhe gjetja e një zgjidhje për borxhet e vjetra të shtëpisë ndaj institucioneve shtetërore. Këto hapa do të kontribuonin në modernizimin e procedurave të punës dhe pajisjeve teknike të servisit publik.

Rekomandimi i dytë i rëndësishëm ka të bëjë me politikën e mosndëshkimit për dhunën fizike dhe verbale ndaj gazetarëve. “Rastet e vjetra të sulmeve fizike më serioze ndaj gazetarëve (13) nuk janë zgjidhur ende,” përkujton raporti, duke theksuar se rastet e frikësimit të gazetarëve ishin rritur në krahasim me vitin e kaluar.

Konstatohet se Prokuroria Publike monitoron në mënyrë efektive incidentet me gazetarë, por kërkohen përmirësime të mëtejshme, veçanërisht kur politikanët kërcënojno ata.

“Nevojitet një koordinim më i mirë midis institucioneve të ndryshme për të vepruar më shpejt në lidhje me shkeljet e raportuara. Politikanët dhe zyrtarët publikë ende duhet të tregojnë një nivel më të lartë të tolerancës për kritikën dhe të promovojnë lirinë e shprehjes,” vlerëson raporti.

Komisioni Evropian gjithashtu ka vërejtje mbi ndryshimet e shpeshta në kornizën ligjore për mediat, të cilat ndikojnë në sigurinë ligjore. Përmenden ndryshimet në lidhje me mosmarrëveshjen midis televizioneve kombëtare dhe operatorëve kabllorë në lidhje me transmetimin e kanaleve të huaja.

“Qeveria miratoi ​​disa dekrete mes marsit dhe qershorit të vitit 2020, në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis kanaleve televizive dhe operatorëve kabllorë, por një zgjidhje e qëndrueshme ende nuk është arritur,” sugjeron raporti.

Në këtë pjesë, vëmendje tërhiq edhe dekreti i qeverisë për reklamimin e paguar politik të partive me fonde shtetërore në media, të cilat shoqatat e mediave i shohin si një kërcënim për pavarësinë e mediave.

“E rëndësishme është të sigurohet një transparencë më e madhe e reklamimit të mediave nga institucionet shtetërore, partitë politike dhe ndërmarrjet publike,” theksohet në raport.

BE veçanërisht përqendrohet në tregun e mediave, ku ka shumë aktorë dhe pak reklama.

“Shpërputhja midis numrit të mediave dhe fondeve në dispozicion ngre shqetësime rreth qëndrueshmërisë financiare të medias dhe të integritetit dhe pavarësisë së tyre,” vlerëson KE, duke kërkuar përpjekje të veçanta për të siguruar pavarësinë e medias lokale nga aktorët politikë.

Komisioni është veçanërisht i shqetësuar për praninë e gjuhës së urrejtjes në Internet dhe më gjerë, duke bërë thirrje për përpjekje të shtuara për të luftuar dezinformimin duke ndërtuar fleksibilitetin e medias.

“Keqinformimi, gjuha e urrejtjes, mosrespektimi i standardeve profesionale dhe shkelja e të drejtave të pronësisë intelektuale janë të zakonshme në mediat online,” vlerëson raporti.

Çmohet qëndrimi proaktiv i autoriteteve kundër “lajmeve të rreme”, por gjithashtu theksohet frika e organizatave mediatike për rreziqet e mundshme prej çensurës.

“Kryeredaktori i një media në internet është dënuar me gjashtë muaj me kusht për zbulimin e sekretit zyrtar. Shoqatat e mediave dënuan procedurën ku tre gazetarë u morën në pyetje nga policia, duke kërkuar të zbulojnë burimet e tyre dhe kërkuan që autoritetet të hetojnë përgjegjësit për regjistrimet e paautorizuara,” theksohet në raport.

Në fund, kërkohet përmirësim i dukshëm i kushteve të punës së gazetarëve, veçanërisht në nivelin lokal.

“Për shkak të kushteve të këqija të punës, gazetarët dhe punonjësit e medias zbatojnë vetëcçensurë,” thotë KE.

Nuk harrohet as heqja e gazetarëve nga mundësia për t’u ankuar në Agjencinë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informata publike, për shkak të vonesës në emërimin e drejtorit nga Kuvendi.

Naser Selmani

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.