Enti Shtetëror i Revizionit do të jetë më transparent për gazetarët

Revizori kryesor shtetëror, Maksim Akcevski, ka mbajtur takim pune me kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM), Mlladen Çadikovski dhe drejtorin ekzekutiv të shoqatës, Dragan Sekullovski për përforcimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes EShR-së dhe ShGM-së, njofton Portalb.mk.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të mundësohet transparencë më e madhe e Entit Shtetëror të Revizionit si institucion që është me rëndësi të veçantë për qytetarët.

“Gjatë takimit, në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e EShR-së përgjegjës për problematikën e theksuar, është diskutuar për idetë dhe mundësitë e hapura për bashkëpunim në drejtim të edukimit të gazetarëve për kuptim më të mirë dhe lexim të raporteve të revizionit. Pastaj, është theksuar se tekstet gazetareske mund të jenë burim cilësor i informimit të opinionit nëpërmjet mënyrës së harxhimit të mjeteve nga ana e institucioneve që janë lëndë në kryerjen e revizionit. Në takim, është diskutuar për zgjerimin e kësaj problematike, në të cilën do të mund të kyçej edhe Akademia për Trajnim të Gjykatësve dhe Prokurorëve, nëpërmjet nënshkrimit të Deklaratës për bashkëpunim të tre palëve”, thonë nga EShR.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.