Gazetarët falas do të marrin informata nga Regjistri qendror dhe nga Kadastra

Qeveria në mbledhjen e sotme e miratoi deklaratën për ta shprehur vullnetin e fuqishëm politik dhe mbështetjen e institucioneve të saj për zbatim të vazhdueshëm të kodit etik për raportim mediatik, si dhe për të dhënë kurajo të fuqishme për zbatimin dhe respektimin e sistemit për vetërregullim mediatik, njoftoi shërbim për shtyp i qeverisë.

“Të drejtën e mediave dhe të gazetarëve që në mënyrë të lirë dhe të papenguar të raportojnë dhe të hulumtojnë, qeveria sot e mbështeti edhe me një masë, me të cilën punëtorëve mediatikë u mundësohet e drejta për shfrytëzim falas të shërbimeve të Regjistrit qendror dhe të Agjencisë për kadastrin e patundshmërive. Me këtë masë të saj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë i plotësoi kërkesat e gazetarëve dhe të shoqatave të gazetarëve dhe siguroi qasje të lirë deri te burimet e informatave me rëndësi të veçantë për gazetarinë hulumtuese.”, thuhet në komunikatë.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.