Partitë politike në pushtet dhe opozitë dhe disa prej portaleve të internetit të përfshira në hetimin e Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe Ministrisë për punë të brendshme dolën me reagime në publik.
Partia opozitare VMRO-DPMNE thotë se i gjithë reklamimi i partisë tyre ka qenë transparent dhe i ligjshëm. Ata besojnë se pushteti ka organizuar sulm ndaj mediave përmes një “prokurorie politike”.
“Ajo që po ndodh tani dhe po bëhet mbi mediat është rast i qartë presioni dhe frikësimi nga prokuroria e partisë LSDM kundër mediave që raportuan dhe transmetuan protestat e opozitës dhe akoma më keq, janë media kritike kundër qeverisë,” tha zëdhënësi i VMRO. -DPMNE, Naum Stoillkovski.
Partia në pushtet LSDM thotë se VMRO-DPMNE duhet të lejojë që institucionet të përfundojnë hetimin mbi reklamimin zgjedhor dhe të presë rezultatin.
“Pothuajse nuk ka fushatë elektorale të VMRO-DPMNE në vitet e fundit, e cila nuk është kontestuese si në aspektin ligjor edhe atë etik”, përgjigjen nga partia në pushtet LSDM.
Përndryshe, hetimi i iniciuar nga dy institucionet shtetërore ka përfshirë konfiskimin e dokumentacionit të tre kompanive, për të cilat ekziston dyshimi i arsyeshëm se në periudhën parazgjedhore kanë hapur qëllimisht portale pa impresum, adresë të selisë dhe pa e publikuar listën e çmimeve për reklamim, informojnë nga PTHP. Prokuroria dyshon se partitë politike gjatë periudhës parazgjedhore kanë paguar për reklama politike në internet portale që janë themeluar në vigjilje të zgjedhjeve dhe kanë pas vizita shumë të ulët.
Përndryshe, në periudhën parazgjedhore, “Meta.mk” bëri pasqyrë të një pjese të internet portaleve që kanë aplikuar në KSHZ për të transmetuar reklama politike të paguara në zgjedhjet e ardhshme. Analiza tregoi se në Regjistrin e KSHZ-së janë regjistruar pothuajse dy herë më shumë portale krahasuar me onlajn Regjistrin e mediave profesionale “Promedia”.
Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.