Në tremujorin e parë janë parashtruar 109 ankesa nga kërkues të informatave me karakter publik, dhjetëra janë prej gazetarëve

Krahas asaj që në periudhën që kaloi i ka zgjedhur të gjitha lëndët e mbetura, Agjencia për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë te informatat me karakter publik në afatin e paraparë i zgjidh edhe ankesat të cilat arrijnë në këtë moment, informojnë për “Meta.mk” nga Agjencia.

Në tremujorin e parë të vitit 2020, në Agjenci janë parashtruar 109 ankesa nga kërkues të informatave me karakter publik, nga të cilët dhjetëra janë të gazetarëve dhe asociacioneve të gazetarëve, derisa pjesa dërmuese e ankesave tjera janë parashtruar nga shoqata të qytetarëve dhe persona fizikë. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë parashtruar 171 ankesa.

Nga Agjencia thonë se veç kanë përpiluar aktvendime për të gjitha ankesat e parashtruara në tre muajt e parë dhe të njëjtat tash më u janë dërguar poseduesve dhe kërkuesve të informatave me karakter publik. Ata veprojnë sipas të gjitha ankesave në pajtim me kompetencat e tyre të parapara me Ligjin për qasje të lirë te informatat me karakter publik, përkatësisht e respektojnë afatin prej 15 ditësh nga parashtrimi i tyre nga ana e ankuesve.

Me vendim të qeverisë nga 9 prilli për shpërndarje të mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetor për shkak të pandemisë me koronavirusit, buxheti i Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë tek informatat me karakter publike për këtë vit është zvogëluar për 419.000 denarë.Megjithatë, nga Agjencia thonë që zvogëlimi i mjeteve buxhetore nuk pritet të ketë ndikim mbi punën e tyre në muajt e ardhshëm.

Krahas asaj që në mënyrë aktive veprojnë për ankesat e parashtruara nga kërkuesit e informatave, nga Agjencia theksojnë që pas zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendës drejtorit në fund të vitit të kaluar janë vërejtur ndryshime të konsiderueshme në punën e tyre. Të gjitha lëndët e mbetura nga viti i kaluar kanë zgjidhur, është hartuar Raporti vjetor për punën e Komisionit në vitin 2019, është miratuar Udhëzimi për zbatim të Ligjit të ri për qasje tek informatat me karakter publik, është formuar Komision për kundërvajtje, janë përpiluar aktet e detyrueshme nënligjore, ndërsa ja në duke punuar edhe me një ekip të IPA-projektit në fusha e transparencës dhe antikorrupsionit.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.