Shoqata e Teknologjive Informatike – Komunikuese (ShTIK), e cila i bashkon të gjithë operatorët ka marrë vendim që të ndalojë me transmetimin e të gjitha TV kanaleve televizive të brendshme dhe të huaja më 2 mars (të hënën), në mesnatë, që të lë hapësirë për gjetjen e zgjidhjes ligjore në interes të qytetarëve.
Ky konkluzion i anëtarëve të Shoqatës TIK është si pasojë e ndryshimeve të fundit ligjore të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (AShMAA), që Kuvendi e ka miratuar më 16 shkurt, në ditën e shpërndarjes, me procedurë të shkurtuar dhe procedurë jotransparente dhe pa debat publik.
Më 21 shkurt shumë operatorë kanë dorëzuar iniciativë të përbashkët deri te Gjykata Kushtetuese për shfuqizimin e dispozitave kontestuese si jokushtetuese dhe kanë kërkuar që të miratohet masë e përkohshme me të cilën menjëherë do të anulohet zbatimi i ndryshimeve ligjore, për shkak të jokushtetutshmërisë së tyre.
Në ditët e kaluara Shoqata TIK i ka informuar presidentin e shtetit, kryetarin e Kuvendit, kryeministrin, ministrat resor të Qeverisë, AKE-në, AShMAA-në, korin diplomatik, Delegacionin e BE-së në vend, Komisionin Evropian, radiodifuzerët e brendshëm dhe të huaj dhe opinionin e brendshëm dhe ndërkombëtar, ndërkaq janë realizuar edhe takime në Qeveri dhe Kuvend, me qëllim që të gjendet zgjidhje për këtë situatë, në pajtueshmëri me rregullativën.
Shoqata TIK ka theksuar se ndryshimet ligjore janë në kundërshtim me direktivat e BE-së dhe të gjitha parimet bazë të veprimtarisë radiodifuzive dhe politikës mediatike të konstatuar nga BE, për çka Shoqata ka marrë edhe mendim me shkrim nga ana e Delegacionit të BE-së në vend.
“në tërë periudhën, para dhe pas miratimit të ndryshimeve, Shoqata TIK ka treguar për dëmin nga këto ndryshime dhe i ka shfrytëzuar të gjitha mekanizmat përpara institucioneve të brendshme dhe ndërkombëtare. Megjithatë, edhe përskaj gatishmërisë së Shoqatës që të jetë partner në procesin e definimit të zgjidhjeve ligjore të cilat do të jenë në interes të të gjitha palëve, dhe para se gjithash në interes të shfrytëzueseve, ndryshimet e Ligjit janë miratuar në mënyrë fare të kundërt”, thuhet në kumtesë.
Vendimi për ndalim të transmetimit të kanaleve televizive do të jetë në fuqi derisa institucionet kompetente të gjejnë zgjidhje të pranueshme me të cilin do t’i shfuqizojnë dispozitat kontestuese ligjore të cilat pamundësojnë punim normal të industrisë.
Si rezultat i moszbatimit të Ligjit, dhe me qëllim që shërbimet TV të mos dëmtohen, operatorët nuk do të paguajnë për TV shërbimet për periudhën derisa të zgjatë ndalesa.