ODIHR: RTVM i ka respektuar dispozitat e Kodit Zgjedhor për raportim gjatë fushatës zgjedhore

Komisioni Special për Vlerësimin e Zgjedhjeve (KSVZ) i OSBE/ODIHR-së në deklaratën për gjetjet preliminare dhe konkluzionet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka ndarë mendim të veçantë edhe për raportimin mediatik të servisit publik. Në dokumentin e publikuar thuhet se emisionet informative të RTVM-së gjatë fushatës zgjedhore janë rregulluar e dispozita precize në Kodin Zgjedhor, të cilat janë kritikuar nga shumica e bashkëfolësve të KSVZ të ODIHR-së si sipërfaqësuese dhe se e shkelin pavarësinë redaktuese.

“Edhe pse dy kanalet televizive, RTVM-1 dhe RTVM-2, i kanë respektuar këto obligime, kërkesat kanë rezultuar në rritje të pjesshme në raportimin për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në krahasim me LSDM-në dhe BDI-në”, thuhet në gjetjet dhe konkluzionet e OSBE/ODIHR-së.

Duhet që të theksohet se në këtë dokument të misionit të OSBE/ODIHR-së nuk ka të dhëna në lidhje me raportimin e Radios Maqedonia dhe shërbimet e tyre programore, për çla Agjencia për Shërbime Mediatike Audiovizuale dhe Audio (ASHMAA) ka pasur vërejtje që në vëzhgimin parazgjedhor.

Megjithatë, të gjithë bashkëfolësit e KSVZ-së së OSBE/ODIHR-së, kanë vlerësuar se në vitet e fundit ka pasur përmirësime të ndjeshme në lirinë e mediave në vend, por ato nuk kanë qenë të mbështetura me reformat sistematike në sektorin meidatik, ashtu siç është sigurimi i neutralitetit politik në Radio Televizionin e Maqedonisë (RTVM) dhe rregullatorin mediatik.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.