Lubço Zllatev

PTHP me propozim aktakuzë kundër Ljupço Zllatev për zbulim të sekretit zyrtar

Prokuror Publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti aktakuzë kundër kryeredaktorit të portalit “Ekonomski lider” (Lideri ekonomik, Ljupço Zllatev për vepër penale të vazhduar – Zbulim i sekretit zyrtar, informojnë nga PTHP Shkup.

“Gjatë gjysmës së parë të korrikut, i pandehuri, si kryeredaktor i një internet portali, vuri në dispozicion për publikun të dhënave nga Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit, tani Agjencia për siguri kombëtare, të cilën ai i ka grumbulluar në mënyrë të paligjshme. Sipas rregulloreve të brendshme të Agjencisë, informacionet e publikuara janë të klasifikuara si sekret zyrtar, zbulimi i të cilëve ka ose mund të ketë pasoja të dëmshme për Agjencinë për siguri kombëtare. Më 9 korrik, në portalin e Internetit dhe në faqen në Facebook të atij portali në internet, i pandehuri ka publikuar artikull me titull: “Dokumente skandaloze nga Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit: Djali është larguar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, sepse babai ka protestuar kundër ndryshimit të emrit”. Ndërsa, më 12 korrik, në internet portalin, ai ka publikoi një artikull me titull: “(Video) Hristovski: Djali im është viktimë, është përjashtuar nga Agjencia për siguri kombëtare sepse DSK më ka përcjell si terrorist”. “Në të dy tekstet, i pandehuri vuri në dispozicion të publikut kopje të dokumenteve nga Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit – aktet e verifikimit operativ të një personi, të cilat janë informacione të klasifikuara”, thonë nga Prokuroria.

Zllatev, me rastin e aktakuzës, postoi në profilin e tij në Facebook.

“Unë publikova se vetëm për shkak se një baba kishte marrë pjesë në protesta kundër ndryshimit të emrit, djali humbi certifikatën e tij të sigurisë dhe për atë e  ka humbur mundësinë për të punuar në Agjencinë për sigurisë kombëtare. Ky konstrukt DSK-së është një goditje klasike për liritë politike të qytetarëve, interes shumë të madh publik dhe për shkak të kësaj unë i botova dokumentet e dorëzuara nga unë nga një fishkëllyes. Nëse marr dokumente të ngjashme tani, unë do t’i botoj pa menduar! “Unë mund ta përsëris aktin menjëherë, sepse liria dhe demokracia janë më të rëndësishme për mua se çdo dekret,” tha Zllatev në një deklaratë.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.