Qeveria i dënoi ashpër sulmet dhe gjuhën e urrejtjes ndaj gazetares Tanja Milevska, korrespodente AIM nga Brukseli, dhe çdo gazetari e qytetari tjetër në përgjithësi.
“Qeveria qëndron fort pas lirisë së fjalës dhe gazetarisë së lirë dhe ka zero tolerancë për kërcënime dhe frikësime ndaj gazetarëve. Raportimi i sigurt dhe liria e mendimit, fjalës dhe veprimit në media është angazhimi ynë thelbësor, aktual dhe afatgjatë, për të cilin angazhohemi. Dhuna me bazë gjinore është një tjetër problem, por po aq i rëndësishëm shoqëror, të cilit të gjithë duhet t’i kundërvihemi bashkërisht dhe me solidaritet dhe do t’ia dalim ta luftojë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Prandaj, i bënë thirrje Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë Publike të veprojnë menjëherë për të pastruar kërcënimet brutale dhe thirrjet me bazë gjinore për dhunë ndaj gazetares.
Komisioni Evropian gjithashtu i dënoi ashpër sulmet verbale dhe gjuhën e urrejtjes në mediat sociale kundër Tanja Milevskës.
“Çdo sulm ndaj gazetarëve është i papranueshëm dhe duhet të dënohet. Gazetarët duhet të jenë në gjendje për të kryer punën e tyre pa dhunë, ngacmim dhe frikësim” ka reaguar KE.
Më parë, Shoqata e Gazetarëve (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave (SPPM) dhe Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) kanë reaguar ashpër dhe kërkuan nga institucionet që të zbardhin çështjen.
Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.