Qeveria dëshiron që mosmarrëveshjen midis operatorëve kabllorë dhe televizioneve të zgjidhë me ndryshime ligjore

Ligji për Shërbimet e mediatike audio dhe audiovizuele mund të pësojë ndryshime për herë të dytë këtë vit pasi Qeveria të dërgojë në Parlament ndryshimet e propozuara ligjore me të cilat do të fshihej neni 143 i këtij Ligji, me të cilin operatorët lirohen nga detyrimi nën përgjegjësinë e plotë materiale dhe penale të garantojnë për të drejtat e autorit të rregulluara për ritransmetim të përmbajtjeve nga kanalet e huaja.

Qeveria shpjegon se projektligji do të harmonizojë detyrimet e radiodifuzerëve dhe operatorëve në fushën e të drejtës së autorit për transmetimin ose ritransmetimin në servise programore nga radiodifuzerë të huaj me lëndën e rregullimit të përcaktuar me Ligjin për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e lidhura me to, pa rregullore shtesë në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Përndryshe, Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në seancën e fundit miratoi Konkluzion me të cilin është shtyrë zbatimi i Rregullores për ndryshim të Rregullores për përmbajtjen dhe formën e aplikimit për regjistrim në regjistrin e operatorëve që i ritransmetojnë paketat programore dhe të vërtetimit për regjistrim të paketave/shërbimeve programore nr. 01-5775/1 nga 21.11.2014 (Gazeta Zyrtare e RS Maqedonisë nr. 152/20), Udhëzime për procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje gjatë ritransmetimit të serviseve programore te radiodifuzerëve nga një vend tjetër dhe Udhëzimi për mënyrën e regjistrimit dhe fshirjes së një përfaqësuesi ligjor të një radiodifuzeri nga një vend tjetër në regjistrin e përfaqësuesve ligjorë të radiodifuzerëve nga vendet e tjera që ritransmetohen në territorin e Maqedonisë së Veriut, që të tre të botuar në Gazetën Zyrtare të RMV-së nr. 152/20 të datës 09.06.2020, në agat prej 30 ditëve nga miratimi i këtij Konkluzioni.

Përndryshe, në fund të tetorit, operatorët kabllorë përsëri u kërcënuan që më 8 nëntor do të mbyllnin të gjitha kanalet e huaja televizive dhe të vendit në, nëse qeveria nuk e zgjidh problemin me ligjin që për ta është i kontestueshëm, në pjesën që i detyron ata të garantojnë të drejtat e autorit për programet që ata i ritransmetojnë dyshe për të cilat mbajnë përgjegjësi penale dhe materiale. Kjo nuk ndodhi dhe Qeveria në seancën e 16-të pranoi Informacionin e Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës mbi procedurën para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi iniciativën për të vlerësuar kushtetutshmërinë e nenit 143 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Ministria është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e pastaj do të veprojë në përputhje me mendimin e gjykatës.

Revolta e operatorëve kabllorë u shfaq me ndryshimet e fundit ligjore prej 16 shkurt të këtij viti, me ç’rast më 21 korrik ata përkohësisht e fikën programin televiziv që e ritransmetojnë.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.