Fact-Fake

Raporti i ri i NED: Pse ekziston (dhe po intensifikohet) këkresa për dezinformim

Fondacioni Kombëtar i SHBA-ve për Demokracinë (NED) ka lëshuar një raport të ri analitik me titull “Kërkesa për mashtrim: Si mendimi ynë stimulon publikimin e dezinformatave”, i shkruar nga Samuel Woolley dhe Katie Joseph.

Punimi përqendrohet në kërkesën për dezinformim dhe shtron pyetjen se pse ka konsumatorë të lajmeve të tilla që kërkojnë dhe besojnë vazhdimisht në burimet e dezinformimit, duke refuzuar media të tjera të lajmeve, transmeton Vërtetëmatës.

Ajo që na intereson këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut është kapitulli që përshkruan mjedisin e dezinformit në vend përpara referendumit për emrin me 30 shtatorit 2018. Raporti përmend iniciativat #bojkoj, ndikimin financiar të milionerit rus nga Selaniku, Ivan Savidispërdorimin e bot-ëve në diskutimin publik të referendumit, dhe spalljen e NATO-s dhe aleatëve perëndimorë “fashistë” nga kundërshtarët e referendumit etj.

Të kuptuarit e faktorëve që ndikojnë në kërkesën për dezinformim është thelbësore për krijimin e përgjigjeve efektive, autorët besojnë, duke shtuar se të gjithë ata që luftojnë përhapjen e dezinformatave duhet të zhvillojnë përshtatje inovative ndaj peizazhit aktual të informimit të mbushur me dezinformata.

Sipas mendimit të tyre, ajo që duhet të kuptohet në veçanti, është fakti që dezinformimi është një fenomen global në të cilin demokracitë e reja (siç është e jona) janë veçanërisht të prekshëm, e cila nga ana tjetër kërkon vëmendje dhe hulumtim të mëtutjeshëm mbi këto tema.

Iniciativat për kontrollimin e fakteve, sipas autorëve, duhet të marrin parasysh psikologjinë e audiencës së tyre, si dhe faktin që konsumatorët e lajmeve që tashmë besojnë në një narrativë politike e kanë më shumë të ngjarë të refuzojnë informacionin që korrigjon pikëpamjet e tyre dhe të racionalizojnë bindjet e tyre ekzistuese. E njëjta sfidë haset edhe në përhapjen e shkathtësive mediatike.

Punimi i kushton vëmendje të veçantë teknologjive që pritet të shfaqen dhe komplikojnë më tej luftën kundër dezinformimit dhe keqpërdorimit të të dhënave personale, siç janë manipulimet përhapur dhe shumë realiste të fotografive, audio dhe video materialeve, abuzimi i realitetit virtual dhe të zmadhuar (virtual and augmented reality), vëzhgimi masiv biometrik dhe të tjera.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.