Dime Ratajkovski akoma formalisht dhe juridikisht është kryeredaktor i shërbimit të parë programot të RTVM-së, edhe pse para më shumë se një muaji ka dhënë dorëheqje për arsye personale. Në ueb-faqen e RTM-së ai akoma figuron si kryeredaktor i shërbimit të parë programor.
Ratajkosi sot nuk deshi të komentojë dhe të përgjigjet në pyetjen e agjencisë “Meta” se a është pranuar dorëheqja e tij.
– Nuk kam informatë, mirëpo edhe sikur ta kem nuk do t’jua kisha dhënë – tha Ratajkovski, duke konfirmuar se akoma është i punësuar në RTM.
Këshilli programor i TVM-së në mbledhjen e tij të fundit e ka shqyrtuar dorëheqjen e Ratajkovskit, mirëpo nuk ka dhënë pëlqim, për shkak se pritet përgjigje nga drejtori ekzekutiv Marjan Cvetkovski.
– Këshilli programor e shqyrtoi dorëheqjen, mirëpo zyrtarisht nuk është deklaruar për shkak se pritet që drejtori ekzekutiv të japë propozim për shkarkim dhe emërim të kryeredaktorit të ri të shërbimit të parë programor – deklaroi për agjencinë “Meta” krytearja e këshillit programot, Snezhana Klinçarova, duke shtuar se këshilli programor vetëm jep mendim.
Për shkak se ligjërisht, gjatë periudhës parazgjedhore nuk mund bëhen emërime dhe shkarkime, Klinçarova tha se dorëheqja e Ratajkovskit do të konstatohet menjëherë pas zgjedhjeve.
– Që të mos komplikohet situata dhe që të mos kërkohet mendim nga Komisioni për antikorrupsion, dorëheqja dhe emërimi i kryeredaktorit të ri do të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve, kur do të dorëzohet edhe propozimi nga drejtori – tha Klinçarova.
Ajo, poashtu, konfirmoi se Ratajkovski akoma është i punësuar në RTM, mirëpo nuk kishte informata se a e ushtron akoma funksionin, e as, se a është dorëheqja e parevokueshme. Në mbledhjen e fundit të këshillit programor, në të cilën poashtu është biseduar edhe për mbulimin e zgjedhjeve lokale, në vend të Ratajkovskit ka marrë pjesë redaktori i programit informativ, Stojan Tërpçevski, i cili edhe më tutje është përgjegjës pr blloqet informative në shërbimin e parë prorgamor.
Reformimi i transmetuesit publik RTVM është pjesë e prioriteteve të parapara me planin “3-6-9”, në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian, me implementimin e të cilave duhet të sigurohet eliminimi i rekomandimit të kushëzuar për fillimin e negociatave të Maqedonisë për hyrje në BE. Me planin parashihet profesionalizim i TVM-së, financim i tij i plotë nga buxheti, si dhe përfrocimi i pavarësisës së transmetuesit publik.
Kryeministri Zoran Zaev para do kohësh deklaroi se reformat në TVM do të realizohen deri në fund të vitit dhe ato duhet të mundësojnë që ekspertët ta vendosin edhe ekipin menaxhues dhe atë redaktues të transmetuesit nacional.
– Kishim mundësi që në RTM politikisht ta ndërrojmë gjithë garniturën, siç ka qenë trendi edhe më parë, mirëpo në një kohë kur flasim për reforma, ku nga më të rëndësishme janë reformat mediatike, kjo duhet të bëhet me reformat. Zaevi nuk duhet të vendosë drejtor atje, as LSDM-ja, e as që duhet të vendosim redaktorë – tha kryeministri në emisionin “Otvoreno”.
Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.