RMV, ASHMA do t’i hulumtojnë të ardhurat e onlajn-mediave dhe mendimin e qytetarëve për to

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), do të përgatitë Studim për konstatimin e ndikimit të mediave të reja ndaj formimit të mendimit publik dhe ndaj punës së mediave tradicionale në vend, njofton Portalb.mk.

Dokumenti i cili duhet të mbarohet në fillim të vitit të ardhshëm do t’i konstatojë të ardhurat e përgjithshme të mediave onljan në vitin 2018-të, strukturën e tyre, por edhe të ardhurat nga reklamimi i mediave onlajn në të ardhurat e përgjithshme të tregut mediatik në vitin 2018-të.

Që të konstatohet ndikimi i mediave onlajn ndaj tregut mediatik në RMV, ASHMAA do t’i ndjekë edhe trendët e ndërrimit të të ardhurave të tyre në tre vitet e kaluara që të konstatojnë pjesën e onlajn mediave në kulaçin e përgjithshëm reklamues në vend. Ashtu siç theksohet në marrëveshjen e publikuar në Sistemin Elektronik për Furnizime, studimin e paraparë do ta përgatitë Instituti për Hulumtim të Zhvillimit Shoqëror RESIS nga Shkupi.

Përveç analizës ekonomike, studimi i planifikuar ka edhe pjesë të veçantë për analiza në mediat e reja dhe publikun nëpërmjet zbatimit të anketës telefonike të ekzemplarit reprezentativ për hulumtimin e publikut. Në nivel nacional do të konstatohet se sa qytetarët e RMV-së i shfrytëzojnë mediat tradicionale dhe onlajn, për cilat nevoja më shpesh i vizitojnë dhe çfarë lloji të mediave më së tepërmi shfrytëzojnë.

Njëkohësisht, në hulumtim do të zbulohen edhe qëndrimet e publikut për mediat tradicionale dhe onlajn në vend, por edhe për përparësitë dhe mangësitë e onlajn mediave në krahasim me tradicionalet, shtyp, radio dhe televizion.

“Përgatitja e këtij Studimi është planifikuar në programin për punë të ASHMAA-së për vitin 2019-të, dhe del nga aktivitetet e parashikuara në Planit Aksionar për realizimin e Strategjisë së rregullatorit për zhvillim të vepritmarisë audio dhe audiovizuale në periudhën prej vitit 2019-të deri në vitin 2023”, thuhet në sqarimin e ASHMA-së për përgatitjen e studimit të planifikuar.

Studimi për konstatimin e ndikimit të mediave të reja ndaj formimit të mendimit publik dhe ndaj punës së mediave tradicionale do të kushtojë 790.600 denarë, marrëveshja me Institutin RESIS është bërë këtë vit, ndërkaq afati përfundimtar për përgatitjen e versionit përfundimtar të studimit është 40 ditë nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes.

 

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.