Në periudhën nga viti 2017 deri 2019, SHGM në regjistrin e vet ka regjistruar gjithsej 27 sulme ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik edhe atë në vitin 2017 gjithsej 20, në vitin 20183 dhe në vitin 2019 gjithsej 4 sulme. Krahas katër sulmeve më serioze ndaj gazetarëve të regjistruar në vitin 2019, SHGM ka evidentuar edhe 24 kërcënime incidente.
“Për fat të keq, ky trend në mënyrë dramatike është përkeqësuar në vitin 2020 ku SHGM deri më 14 nëntor ka konstatuar kërcënime më serioze për jetën e gazetarëve nga të cilët, shumica ndaj femrave dhe vetëm një epilog me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor”, thuhet në komunikatën e SHGM-së.
Raporti për vitin 2019 sugjeron edhe në disa raste të gjuhës së urrejtjes nga politikanë në pushtet ose në opozitë me elemente të përbuzjes së gazetarëve, si dhe disa kërcënimet për padi për shpifje dhe ofendim seriozisht e kanë cenuar lirinë e të shprehurit të gazetarëve dhe mundtë vlerësohen si instrumente për frikësim të gazetarëve dhe punonjësve mediatik. Mungesa e veprimit të Prokurorisë themelore publike për të ndërmarrë aktivitete me detyrë zyrtare për rastet për të cilat alarmoi komuniteti i gazetarëve në mënyrë plotësuese kishte pasqyrim negativ mbi çështjen e sigurisë së gazetarëve. Në mënyrë pozitive mund të vlerësohen vetëm përpjekjet e MPB-së për zbatim të hetimit të shpejtë për pjesën më të madhe të rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve, si dhe për krijim të regjistrit intern të sulmeve ndaj gazetarëve.
Vitin e kaluar, SHGM ka vërejtur dy raste të pengimit të gazetarëve të raportojnë për ngjarje, thuhet në Raportin vjetor. Në rastin e parë, ekipi i gazetarëve të RTM-së ka qenë i penguar të raportojë nga oborri i kishës në lagjen Lisiçe në Shkup, gjatë festave të pashkëve, “për shkak të prezencës së delegacionit të lartë”. Në rastin e dytë, të punësuarit në Ministrinë për arsim dhe shkencë nuk kanë lejuar prezencë të gazetarëve ta ndjekin drejtpërsëdrejti seancën në të cilën Komisioni disiplinor është paraparë të diskutojë për punën e një inspektori të arsimit.
Në vitin 2019 SHGM ka konstatuar dy raste në të cilat është rrezikuar e drejta e mbrojtjes së fshehtësisë së burimeve nga ana e pushtetit ekzekutiv, thuhet në Raportin vjetor.
Në raport gjithashtu thuhet se gjatë vitit 2019 nuk është regjistruar përpjekje nga Qeveria apo organ tjetër shtetëror të censurojë dhe filtrojë internet-përmbajtje, përkatësisht vlerësimi është që e drejta e të shprehurit në internet-hapësirën shfrytëzohet nga qytetarët, organizatat mediatike dhe të tjera.
Në anën tjetër, sipas statistikës së SHGM-së, në Gjykatën civile Shkup, lista e 25 lëndëve aktive për shpifje dhe ofendim deri në fund të vitit 2019 është zmadhuar për së paku pesë raste, me çka numri i lëndëve aktive është rreth 30. Për dallim prej vitit të kaluar, në vitin 2019 ka pasur më tepër raste kur funksionarë të lartë partiak dhe shtetëror publikisht janë kërcënuar që do të padisin gazetarë për shpifje dhe ofendim.
“Në vitin 2019 gjithsej janë regjistruar 24 sulme fizike dhe kërcënime kundër gazetarëve, nga të cilat, gjysma ishin raste kundër gazetareve”, thuhet në raportin vjetor të SHGM-së.
Gjykata themelore civile dhe gjykata penale në Shkup tani më viti tretë me radhë nuk janë në gjendje të japin informata të hollësishme lidhur me fazën e veprimit për lëndët në të cilat gazetarët janë viktima. Arsyetimi i tyre është që sistemi i ri për mbajtje të lëndëve (AKMIS) bazohet në kode, ndërsa jo në emra dhe profesione të palëve. Përjashtim është Gjykata themelore civile e cila mban regjistër joformal për veprat shpifje dhe ofendim.
“Mosndëshkimi për kryerësit ngelet në shkallë të lartë dhe epilog gjyqësor është konstatuar në më pak se 10 përqind të rasteve të regjistruara, të cilat janë gjithsej 56 në periudhën nga prilli i vitit 2014 me përfundim më dhjetor të vitit 2019”, thuhet në Raportin vjetor.
Procedura të veçanta për trajtim ë sulmeve ndaj gazetareve nuk ekzistojnë në institucionet. Në sistemin e jurisprudencës në Maqedoni nuk ekzistojnë seksione të veçanta të cilat punojnë në hetim të rasteve të ndjekjes, mbrojtje dhe dëmshpërblim të gazetarëve, me qëllim të sigurohet mbrojtja e tyre dhe të parandalohet politika e mosndëshkimit. Procedura speciale nuk zbatohen as për raste kur viktima të sulmeve janë gazetare.
“Gjyqësori dhe prokuroria asnjëherë nuk janë ankuar që lëndët e gazetarëve nuk mund t’i mbajnë në mënyrë efikase prë shkak të mungesës së resurseve njerëzore dhe materiale”, thuhet në raportin vjetor.
Nga SHGM edhe në raportin e publikuar theksojnë që nevojiten intervenime në Kodin penal nëpërmjet të cilave do të jepet autorizim shtesë në Prokurorinë publike me detyrë zyrtare të veprojë në situata të caktuara kur është shkelur e drejta e gazetarit gjatë detyrës zyrtare. Në këtë mënyrë, do të ishin zgjidhur pjesë e sfidave dhe do të kursehen gazetarët nga procedurat e shtrenjta gjyqësore të cilat asnjëherë nuk janë në gjendje t’i iniciojnë në mënyrë të pavarur.
Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.