RTM-ja në krye të listës së borxhlinjve ndaj DHP-së

Transmetuesi publik i radiodifuzionit – Radiotelevizioni i Maqedonisë (RTM) – përsëri është në krye të listës së borxhlinjve ndaj Drejtorisë për të hyra publike (DHP).

Në listën më të re të borxhlinjve ndaj DHP-së, për borxhet që kanë maturuar deri më 31 gusht, e nuk janë paguar deri më 30 nëntor të këtij viti, thuhet se RTM-ja ka borxh prej 105.573.870 denarësh (1,712 milionë euro) për tatimin në fitim, si dhe 26.862.255 denarë (435.720 euro) për TVSH-në. Me këtë, transmetuesi publik i radiodifuzionit e vazhdon traditën famëkeqe të gjendet në çdo listë të DHP-së gjatë viteve të kaluara, edhe pse udhëheqësia e RTM-së thotë se kjo ngarkesë e madhe me borxhe, pjesërisht është shkaktuar edhe për faktin se DHP-a nuk i ka paguar paratë që janë mbledhur për taksën për radiodifuzion.

komunikatën për opinionin në fillim të muajit të kaluar, RTM-ja njoftoi se borxhet ndaj kreditorëve të ndryshëm kapin vlerën prej 19,5 milionë eurosh, mirëpo porositi edhe se kthimi i borxheve dhe puna normale e televizionit pengohen nga borxhi i përgjithshëm i Drejtorisë për të hyra publike ndaj RTM-së, i cili kap vlerën prej 34 milionë eurosh.

Pjesa më e madhe e buxhetit të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) në vitin 2018, gjegjësisht 19,29 milionë euro, do të harxhohen për “Radiotelevizionin e Maqedonisë” (RTM), Radiodifuzionin e Maqedonisë (RDM) dhe për Agjencinë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike (ASHAAM), theksoi të mërkurën ministri Damjan Mançevski, kur e prezantoi buxhetin për vitin e ardhshëm.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.