Radiodifuzeri publik i ka publikuar rregullat i mbulimit mediatik të zgjedhjeve parlamentare për servisin e parë programor. RTVM në këtë dokument thekson se RTVM 1 në raportimin e tyre do t’i respektojë standardet e parimet e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Kodin Zgjedhor dhe Kodin Etik të Gazetarëve.
Kështu, mbulim detal të aktiviteteve nga fushata zgjedhore do të ketë në ditarët e orëve 17:00 dhe 19:30 të RTVM 1, derisa në edicionet tjera informative do të raportojë me vëllim më të vogël për aktivitetet zgjedhore të partive. Duke i ndjekur nenet e Kodit Zgjedhor, servisi publik do të sigurojë qasje të barabartë në programin informativ. Kështu që 30% nga koha do t’u kushtohet ngjarjeve ditore në vend dhe botë, 30% e kohës do të jetë për aktiviteteve të pushtetit, 30% për opozitën dhe 10% për partitë politike më të vogla që nuk janë të përfaqësuara në Kuvend.
RTVM në kanalin e parë televiziv gjatë kohës së zgjedhjeve do të transmetojë programe debutuese, intervista, ndërkaq reklamim politik pa pagesë do të transmetohet në përudhën prej orës 16 deri në orën 23.