RTVM do të fillojë kanal të ri programor për fëmijë, më së voni për 20 ditë

Mjetet të cilat do t’i marrë Radio Televizioni i Maqedonisë nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (AShMAA), do t’i shfrytëzojë për kanal të ri të specializuar për program për fëmijë.

Këtë e paralajmëroi drejtori i RTVM-së, Marjan Cvetkovski, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në AShMAA, prej ku difuzieri publik do të marrë 30 milionë denarë (4888 mijë euro) për furnizimin e pajisjeve mbrojtëse për gazetarët gjatë kohës së virusit korona, por edhe produksionin e programit të ri.

“Paralajmëroi se në ditët që vijnë, do të realizohet vendimi i Këshillit Programor i cili është më parë, për fillimin e kanalit të ri programor, veçmas për program për fëmijë. Shikuesit tanë në periudhën që vjen, për maksimum për 20 ditë do të fillojmë me kanal të specializuar për fëmijë”, tha Cvetkovski.

Drejtori i AShMAA-së, Zoran Trajçevski, theksoi se është mirë që paratë (73 milionë denarë ose 1,2 milionë euro) që jepen për radiodifuzerë tjerë komercial dhe joprofitabil të shfrytëzohen për prodhimin e programit të ri, me theks të veçantë të produksionit nga ana e servisit publik.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.