Tanja Milevska, gazetare dhe korrespodente në AMI (Agjencia e Informacionit të Mediave) mori kërcënime me vdekje dhe fyerje seksiste në Twitter e më vonë në Facebook për shkak të pikëpamjeve të saj publike të shprehura në rrjetet sociale. Çështja është raportuar në polici, por deri tani nuk është ngritur ndonjë akuzë.
Më 11 korrik, Milevska mori dhjetëra kërcënime verbale, gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime për përdhunim në mediat sociale pasi ajo pyeti në Twitter nëse Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe Partia Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian e njohin dhe pranojnë ndryshimin kushtetues dhe emrin zyrtar të shtetit.
Pas këtij tuiti, trolle si dhe figura aktive politike, gjatë pesë ditëve të fundit kanë i kanë ndezur kërcënimet, në një përpjekje për ta diskredituar gazetarin në prag të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën dje.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ashpër e dënoi gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet e drejtpërdrejta për jetën e Milevskës dhe i kujtoi Ministrinë për punë të brendshme dhe Prokurorinë publike që këto akte janë të përfshira në Kodin Penal dhe duhet të veprohet.
“Siguria e gazetarëve dhe liria e fjalës shkojnë paralelisht, së bashku me tiparet demokratike të një vendi. “Një diskurs i tillë publik, në të cilin kas sulmet vrazhda ndaj gazetarëve, me kërcënime të hapura për jetën e tyre, është i papranueshëm dhe i paimagjinueshëm për një shoqëri demokratike, veçanërisht gjatë periudhës parazgjedhore,” tha kryetari i SHGM, Mladen Çadikovski dhe shtoi se Shoqata do të kërkojë nga institucionet reagim vigjilent dhe monitorim të të gjitha kërcënimeve ndaj gazetarëve.
Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8.200 profesionistë të mediave në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit SHGM në dënimin e kërcënimeve ndaj Milevskës dhe kujton publikun se tre raste të kërcënimeve në internet janë raportuar në maj (Mishko Ivanov, Aneta Dodevska dhe Natasha Stojanovska) dhe të gjitha këto raste janë ende të pazgjidhura. Tani shqetësim shtesë është fakti që kërcënime të tilla vijnë në fushatën parazgjedhore, ndërsa sipas informacionit të SHGM, përgjegjëse për këtë janë partitë politike, të cilat janë gjenerues të drejtpërdrejtë të një narrative të tillë që vjen nga mbështetësit e tyre, boteve dhe profileve të rreme në rrjetet sociale. “Ne u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse në Maqedoninë Veriore që të veprojnë dhe të sigurojnë sigurinë e gazetarëve, veçanërisht pasi praktika tregon se kërcënimet përmes internetit shpesh çojnë në sulme fizike,” informon SHGM
Rrjeti SafeJournalists do të informojë organizatat dhe institucionet përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këto raste. Do sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Rrjeti përbëhet nga Shoqata e Gazetarëve të Kosovës, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Shoqata e Gazetarëve të BiH, Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë, Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë, Unioni i Mediave të Malit të Zi.
Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.