SHGM dhe SPGPM: Dekreti i Qeverisë për ndihmë mediave është selektiv dhe nuk i përfshin të gjitha mediat

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve të mediave (SPGPM) shprehin shqetësimin për gjendjen e radiodifuzerëve lokalë dhe rajonalë të cilët kanë paralajmëruar se do të dalin në grevë duke e ndërprerë pjesërisht programin.

“Ky vendim i televizioneve lokale dhe rajonale vjen pasi qeveria më 30 maj 2020, miratoi dekret me forcë të ligjit, sipas të cilit fondet nga Fondi për ndihmë dhe mbështetje për përballje me krizën e shkaktuar nga Kovid-19 ridedikohen për të mbështetur media të caktuara. Me këtë dekret pesë televizioneve kombëtare (“Kanal 5”, “Sitel”, “Alfa”, “Telma” dhe “Alsat – M”), si dhe gjashtë televizioneve tjera rajonale, të cilat kanë licencë për transmetim përmes multipleksit digjital tokësor, Qeveria do të mbulojë koston e tyre vjetore për operatorin A1 në vlerë prej mbi gjysmë milion euro”, thuhet në komunikatën e SHGM dhe SPGPM.

Aty në vazhdim thuhet se më këtë vendim Qeveria i diskriminon radiodifuzerët tjerë, të cilët nuk janë të përfshirë me këtë masë dhe e çrregullojnë tregun e medias në dëm të atyre mediave.

“Është shqetësuese që qeveria nuk i ka marrë parasysh mediat rajonale dhe lokale, të cilat sipas të gjitha të dhënave në vendin tonë dhe në botë, mbi të gjitha media të tjera po përballen me probleme ekonomike. Ju kujtojmë se informacioni nga komunitetet lokale kanë rëndësi të madhe për informimin e qytetarëve, veçanërisht në këtë periudhë krize. I bëjmë thirrje qeverisë të rishqyrtojë këtë dekret, në mënyrë që të mbulojë të gjithë radiodifuzerët që i plotësojnë kushtet për koncesion. Kjo do të thotë që, përveç për radiodifuzerëve lokalë dhe të gjithë atyre kombëtarë e tjerë që nuk transmetojnë përmes multipleks tokësore dhe kanë shpenzime të larta për transmetim të sinjalit, duhet të përfshihen me këtë rregullore, pa krijuar diskriminim ndaj mediave mbi asnjë bazë”, thonë nga SHGM dhe SPGPM.

Ata kujtojnë se kanë reaguar edhe kundër vendimeve të nxituara për financimin e mediave dhe theksuan se nëse kriza vazhdon, duhet të gjendet një lloj mbështetje financiare që do të përfshijë të gjitha mediat, së bashku me onlajn mediat.

Përndryshe, stacionet televizive rajonale dhe lokale që transmetojnë programin përmes operatorëve të rrjetit për komunikim elektronik, ndërsa janë anëtarë të shoqatës “Medium objektiv”, nga sot do të hynë në grevë me ndërprerje të programit një orë në periudhën nga ora 19:00 deri në ora 20:00. Greva do të zgjasë çdo ditë, ndërsa në sfondin e ekranit të zi do të shkruhet: “GREVË për shkak të trajtimit të pabarabartë të radiodifuzerëve nga Qeveria e  Republikës së Maqedonisë së Veriut  “.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.