SHGM: MPB i ka dënuar policët që e kanë penguar punën e gazetares Sekullovska

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë mirëpret vendimin e Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila gjeti veprime të paligjshme të pjesëtarëve të policisë që penguan gazetaren Biljana Sekullovska gjatë kryerjes së detyrave të saj profesionale.

“Më datën 07.06.2020 rreth orës 19.00, gazetarja Biljana Sekullovska, redaktore në online mediumin www.novatv.mk, gjatë kryerjes së detyrave profesionale në teren, fotografoi një patrullë policie që kryente kontrolle gjatë orës policore. Edhe pse Sekullovska prezantoi veten dhe tregoi lejen për të lëvizur pa pengesa gjatë orës policore, policët i ndaluan që t’i gjirojë ata dhe iu kërcënuan se do ta padisnin sepse, sipas tyre, nuk është e lejuar të gjirohen pjesëtarët e policies”, thonë nga SHGM.

Pas kësaj ngjarje, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dërgoi një ankesë në Kontrollin e Brendshëm në MPB për pengimin e së drejtës së gazetarit për të raportuar nga hapësira publike për tema me interes publik.

“Gjithashtu, u kërkua që menjëherë të zhvillohet një procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë së policëve, dhe më pas të zhvillohet një procedurë disiplinore në të cilën do të përcaktohet nëse ai ka vepruar në përputhje me Ligjin për Polici dhe Kodin Etik të Policisë. Sot u informuam se Kontrolli i Brendshëm ka gjetur veprime të paligjshme të punonjësve të policisë dhe se ata do të ndëshkohen përkatësisht. Përkujtojmë se bashkëpunimi midis policisë dhe gazetarëve ka një rëndësi të madhe dhe ai duhet të zhvillohet edhe më tej”, shtohet në kumtesën e SHGM-së.

Sipas kryetarit të SHGM-së, Mlladen Çadikovski, praktika e tillë parimore mund të ndihmojë në ndërtimin e një marrëdhënie profesionale mes gazetarëve dhe policies. Ai shtoi se ngjarjet negative duhet të shërbejnë si një shembull nga i cili mund të mësohet një mësim në mënyrë që të kuptohen më mirë kompetencat ligjore të policisë kur vepron në terren kundër gazetarëve.

Nga SHGM u bëjnë thirrje anëtarëve të tjerë të SHGM-së nëse përballen me probleme të ngjashme në të ardhmen të mos hezitojnë të kontaktojnë zyrën e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, sepse ofrojnë ndihmë juridike falas për shkelje të tilla dhe të ngjashme të të drejtave të tyre.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.