ShGM: Sa më shpejtë të hartohet propozim-ligji i ri për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM), vlerëson se procesi i miratimit të ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje duhet të fillojë sa më shpejtë, pasi që vendi ynë ka marrë obligim që t’i miratojë ndryshimet që në vitin 2018-të.

Ministria e Drejtësisë formalisht e ka kontaktuar ShGM-në në këtë temë në qershor të vitit 2019-të. Pas marrjes së ftesës për pjesëmarrje në grupin punues për ndryshim dhe plotësim të Ligjit ata kanë propozuar dy nene. Megjithatë, prej atëherë deri më sot nuk kemi marrë kurrfarë informate nga Ministria e Drejtësisë për funksionimin e këtij grupi punues.

Nga ShGM theksojnë se ligji aktual për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje në përgjithësi i plotëson pritjet e tyre, pasi që ka pasur numër më të vogël të padive kundër gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, ndërkaq në rast të aktgjykimit ndaj gazetarit, kompensimet në para janë më të vogla në krahasim me periudhën kur këto vepra sipas ligjit ishin penale.

Edhe përskaj kësaj, nga ShGM theksojnë se propozim-ligji i ri mund të përmirësohet, kështu që në të nuk të vlenin parimet e njëjta për ofendim si dhe shpifje. Dragan Sekullovski nga ShGM thekson se ekzistojnë shembuj të vendeve në ligjet e të cilëve ofendimi është fshirë si vepër dhe ajo fare nuk ekziston.

“Nga ana tjetër, vepra për ndërmjetësim është e nevojshme që të jetë obligator me qëllim që të shteren të gjitha mekanizmat përpara se të ketë aktgjykim gjyqësor. Përveç kësaj, shpesh afatet nga ana e gjykatave nuk respektohen a tendenca është që ata të jenë të shkurtra që të mos munden të paditurit gjatë të ekspozohen në proces gjyqësor”, thotë Sekullovski, duke theksuar se shumat për dëm jomaterial janë të larta dhe tek ata duhet të ketë korrigjim në ligjin e ri.

Nga ShGM informojnë se tanimë kanë hartuar analiza nga vëzhgimi i rasteve gjyqësore për ofendim dhe shpifje në vitet e kaluara, kështu që ata i kanë identifikuar pikat e dobëta të zbatimit të ligjit nga ana e gjykatave.

Nga Ministria e Drejtësisë deri në fund të majit të këtij vitit presin që të përgatisin analizë për zbatimin e Ligjit, me theks të veçantë të dokumenteve relevante ndërkombëtare dhe analizave të jurispodencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Përveç kësaj analizës, një ekspert i angazhuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuar për Shërbime Projektuese duhet që të përgatisë rekomandime përkatëse, pas së cilës do të funksiononte grupi për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.