Sindikata e Gazetarëve dhe Këshilli i Etikës në Media i dënojnë sulmet online ndaj gazetares Burns

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial (SPGPM) dhe Këshilli i Etikës në Mediatik e Maqedonisë (KEMM) i dënojnë ashpër sulmet, ofendimet dhe keqtrajtimet online ndaj gazetares së “Slloboden Peçat”, Mirosllava Burns, nga ana e një të punësuarit në Drejtorinë Doganore të Maqedonisë.

Në kumtesën e SPGPM-së thuhet se gazetarja Burns në linjën e tyre telefonike për ndihmë gjatë sulmit ndaj gazetarëve më 29 shkurt ka paraqitur se pasi që ka shkruar status në rrjetin social Fejsbuk se një paciente e infektuar me korona virus nuk duhet që dyfish të viktimizohet, një person Laste Ivanovski, i punësuar në Drejtorinë Doganore i ka dhënë një sërë ofendimesh me fjalë të pahijshme.

Nga Sindikata thonë se sulmet e këtilla dhe keqtrajtimet online janë të papranueshme, veçmas në rastet kur vijnë nga zyrtarët shtetëror të cilët e përfaqësojnë fytyrën e institucioneve të cilat duhet që të jenë në shërbim të qytetarëve. SPGPM mbetet në qëndrimin se sulmet dhe ofendimet ndaj gazetarëve janë sulm ndaj lirisë së shprehjes në vendin tonë.

Gazetarja Burns, me mbështetje të SPGPM-së, ditën e kaluar rastin e ka paraqitur edhe zyrtarisht në Polici, ndërkaq Sindikata njëkohësisht i fton institucionet, veçmas Ministrinë e Punëve të Brendshme, menjëherë të reagojë në pajtueshmëri me kompetencat e saja.

Me reagim për këtë rast janë paraqitur edhe nga Këshilli i Etikës në Mediat e Maqedonisë, të cilët thanë se rasti i fundit i shqetësimit, ofendimeve dhe keqtrajtimit online ndaj gazetares së “Slloboden Peçat”, Mirosllava Burns, nga ana e personit të punësuar në Drejtorinë Doganore të Maqedonisë, është edhe nejç tregues i tendencave për pengimin e punës së gazetarëve në raportimin për çështjet në interes publik.

“Incidentet e tille dhe ambientin armiqësor që e shkaktojnë janë sulm direkt ndaj lirisë së shprehjes, ndërkaq në këtë rast është edhe më shqetësues pasi që gazetarja është në shënjestër të sulmit edhe si e punësuar në medium edhe si grua”, thuhet në kumtesën e KEMM.

Prej atje thonë se trysnitë ndaj gazetarëve, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, seriozisht mund të ndikojnë në mënyrën se si gazetarët e realizojnë veprimtarinë e tyre, zgjedhin storjet për raportim dhe mënyrën në të cilën do t’i punojnë çështjet me interes publik.

Nga KEMM apelojnë që institucionet kompetente të marrin masa përkatëse për zbardhjen dhe pastrimin e plotë të incidenteve të këtilla.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.