“Sitel”, “Kanal 5” dhe “RTVM 1” më të shikuarat, qytetarët përpara televizionit më shumë ndjekin lajme

Pjesa me e madhe e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut rregullisht e ndjekin televizionin, gjatë së cilës kujdes më të madh i japin ndjekjes së lajmeve dhe programit informativ në kanalet televizive. Në tremujorin e parë për vitin 2020, televizionet më të shikuara vendore kanë qenë “Sitel”, “Kanal 5” dhe “RTVM 1”, thuhet në raportin tremujorësh të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (AShMAA) me të dhënat për shtrirjen e radiostacioneve dhe pjesëmarrjen në shikueshmërinë e përgjithshme të stacioneve televizive.

Madje 89,5% e të anketuarve pozitivisht i janë përgjigjur pyetjes: “A keni parë gjatë ditës së djeshme televizion?”. Vetëm 10.5% nga personat e anketuar nuk kanë ndjekur program televiziv. Në pyetjen për atë se çfarë përmbajtje mediatike kanë ndjekur në kanalet televizive gjatë ditës së djeshme, 41,6% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë ndjekur lajme, ndërkaq më pas vjen programi informativ të cilin e kanë ndjekur 30% nga të anketuarit. Të gjitha përmbajtjet tjera televizive janë disa fish më pak të shikuara nga qytetarët.

Në pyetjen “Cilat TV kanale vendore dhe të huaja i keni parë dje?”, 60,5% e të anketuarve janë përgjigjur se e kanë parë televizionin “Sitel”, 54,42% e kanë parë “Kanal 5”, derisa “RTVM 1” e kanë parë 39,5% e të anketuarve. Pas tyre në listë janë “Alfa” me 32,21%, “24 Vesti” me 19.92%, “Alsat-M” me 18,79% dhe “RTVM 2” me 10,42%. Identik është edhe radhitja e shikueshmërisë së televizioneve vendore edhe gjatë përgjigjeve të pyetjes për atë se cilat kanale vendore dhe të huaja i kanë shikuar gjatë javës së kaluar.

Anketa e AShMAA-së është bërë në ekzemplarë reprezentativ prej 2.400 të anketuarve në nivel nacional, gjatë së cilës hulumtimi është kryer me CATI metodë – intervistim telefonik me ndihmën e kompjuterit. AShMAA atëherë herë në vjet kryen anketa për çdo tremujorësh veçmas, ndërkaq njëherë në vjet përgatit raport vjetor për shikueshmërinë e televizioneve.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.