Në mungesë të gazetarëve dhe me numër të kufizuar të shoqërisë civile, sot në Kodrën e Diellit është prezantuar studimi i fizibilitetit për këtë qendër turistike. Sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nuk janë lejuar gazetarët pasi që është në kundërshtim me politikat e kompanisë PWC, raporton Portalb.mk.
Analiza e fizibilitetit është paguar nga paratë e qytetarëve dhe është me interes për qytetarët. Harxhimi i parave publike, kërkon edhe llogaridhënie publike, për të parë qytetarët se si dhe çfarë ka punuar kjo kompani me paratë e tyre.
Shoqëria civile ka reaguar për moslejimin e prezencës së tyre dhe mediave në prezantimin e këtij studimi.
“Studimi është në pronësi të ELEM-it, kur bëhen prezantimet duhet të bëhen në mënyrë publike. Nuk duhet të hedhim fajin të njëri dhe tjetri. Po kërkojmë që të hyjmë bashkë me gazetarët për të parë se për çfarë studimi bëhet fjalë. Janë bërë shumë studime, këtu kam një studim të bërë për 233.000 euro nga Ecosing, dhe askush nuk e ka parë dhe i njëjti është prezantuar në Noli Konak në vitin 2012. Është bërë studimi nga Bekon In – 200.000 euro, dhe sot bëhet studimi nga Banka Botërore dhe nuk kemi akçes të shohim se çfarë ndodh”, tha Hamdi Sulejmani nga iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.
Në prezantim janë duke marrë pjesë Teuta Arifi, Hisen Xhemaili, Kreshnik Bekteshi dy përfaqësues te shoqërisë civile (nuk lejojnë më shumë) dhe ekspertë.
Ndryshe, studimi është realizuar nga kompania PWC, me porosi të Elem Turs. Kërkesa për realizimin e një studimi të tillë ka ardhur nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të vendoset edhe fati i Kodrës së Diellit
Studimi i fizibilitetit është një studim fizibiliteti i koncesionit dhe partneritetit publik privat të filiales “Kodra e Diellit”-Tetovë. Në bazë të studimit të fizibilitetit do të merret vendimi edhe nëse Kodra e Diellit do të jepet me koncesion apo partneritet publik-privat.
Të dy analizat, “due diligence” dhe studimin e fizibilitetit fillimisht i ka pranuar kompania “ELEM TURS” e cila ia ka dorëzuar më pas bordit drejtues të “ELEM”-it, e cila në fund duhet ka për detyrë t’i bart deri te Qeveria. Të dy analizat duhet të pranohen nga ana e qeverisë për t’u vendosur më pas fati i Kodrës së Diellit.
- LEXO: Analizat për Kodrën e Diellit kanë ngecur në procedurat e bartjes mes institucioneve
- LEXO: Analizat për Kodrën e Diellit janë gati, pritet të dërgohen në Qeveri
- LEXO: Analizat për Kodrën e Diellit do të dorëzohen të dyja bashkë në Qeveri
- LEXO: ELEM TURS ka pranuar analizën financiare “due diligence” për Kodrën e Diellit, radhën e ka ELEM dhe Qeveria
- LEXO: Këto janë datat deri kur duhet të dorëzohen analizat për Kodrën e Diellit
- LEXO: Elem Turs e ka përzgjedhur kompaninë që do e bëjë analizën e Kodrës së Diellit
- LEXO: ELEM TURS: Pesë kompani në garë për analizën e Kodrës së Diellit