Asociacioni Mediatik i televizioneve private kombëtare të Maqedonisë (AMM) sot ka kërkuar nga institucionet kompetente ta parandalojnë kërcënimin nga telekom operatorët për ndërprerje të riemitimit të kanaleve televizive vendase. Ata kanë kërkuar dorëheqje nga Zoran Trajçevski, drejtori i Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike (ASHAAM), për shkak të deklaratave që ndryshimet e miratuara ligjore janë miratuar nga Kuvendi në mënyrë skajshmërisht jo transparente.
Atanas Kirovski, drejtor dhe redaktor kryesor dhe përgjegjës I televizionit “Telma” dhe kryetar i AMM-së thotë që është “gënjeshtër klasike dhe manipulim”, komunikata e ASHAAM për publikun, në të cilën thuhet që ligji është miratuar në mënyrë jo transparente.
“Ligji i miratuar në vitin 2018, kaloi dhjetëra debate publike pas çka është miratuar nga Parlamenti në vitin2018. Për arsye se operatorëve kabllorë u nevojitej kohë, Kuvendi në shkurt miratoi dispozitë që ligji do të hyn në fuqi 60 ditë nga konstituimi i Këshillit të ri të ASHAAM. Megjithatë, kaluan 12 muaj nga këto ndryshime ligjore. Ajo që është bërë në seancën e Parlamentit, është që është shlyer neni nga Ligji. Një vit faktorët kishin kohë të përgatiten për ta implementuar këtë zgjidhje ligjore. Ligji është miratuar në atmosferë skajshmërisht transparente. Janë përfshirë në debati. Deklaratat e drejtorit Zoran Trajçevski janë paushalle, janë gënjeshtër e kulluar dhe manipulim” vlerëson Kirovski.
Kirovski theksoi që janë skajshmërisht të befasuar nga vendimi i telekom operatorëve për përjashtimin e kanaleve të tyre nga riemitimi. Ai e ka drejtuar gishtin kah ASHAAM dhe Trajçevski duke theksuar që ata “janë pjesë e këtij problemi që është shtresuar në periudhën që kaloi” përkatësisht “mosveprimi për të njëjtin është shkaku i drejtpërdrejtë për këtë situatë”
“Me të vërtetë është e çuditshme përse të na përjashtojnë neve, veçanërisht që kemi marrëveshje valide me ata” – theksoi Kirovski në pres-konferencën e sotme në Lidhjen e odave ekonomike.
Krahas marrëveshjeve të nënshkruara për riemitim me telekom-operatorët, ai shtoi që pesë televizionet nacionale garantojnë që i respektojnë të drejtat autoriale për emitim të programit televiziv në kanalet e tyre. Kirovskisqaroi që e mbështesin miratimin e ndryshimeve në Ligjin për shërbime audio dh audiovizuele mediatike, duke theksuar që operatorët kanë pasur 12 muaj për t’u përgatitur për implementim të zgjidhjes së këtillë ligjore. Thonë që, në vitin 2018, ka pasur debate publike në të cilat janë inkuadruar të gjithë faktorët.
“Përfundimisht me vet ligjin rregullohen të drejtat autoriale. Dhjetëra kanale janë lëndë e piraterisë pa të drejta autoriale, të cilat krijojnë konkurrencë jolojale. Nuk mund të mos respektohet ligji për pronësi intelektuale dhe të drejtat autoriale. Ashtu siç vlejnë për telekom operatorët, të drejtat autoriale vlejnë edhe për televizionet. Së këtejmi, nuk shoh përse është shqetësimi” – ka shtuar Kirovski.
Televizionet nacionale kanë kritikuar Prokurorinë publike dhe udhëheqësinë e ASHAAM. Kirovski përmendi që telekom operatorët kanë emituar çfarë u është kujtuar nga kanalet televizive të huaja, duke theksuar që pjesë e programit të riemituar nga televizionet e huaja në fakt kanë qenë me të drejta autoriale të blera nga televizione të Maqedonisë. Kanë parashtruar dhjetëra padi për shkelje të të drejtave autoriale në prokurorinë publike, por deri tani nuk janë ndërmarrë veprime rreth tyre.
Nga Asociacioni i televizioneve kombëtare theksojnë që ASHAAM vazhdimisht e mbikëqyr punën e tyre, shqiptohen paralajmërime dhe vërejtje publike për punën e tyre, por nuk konsiderojnë që kontroll aq i rreptë nuk ekziston edhe për telekom operatorët.
“Ne në asnjë moment nuk kemi thënë që do t’i përjashtojmë dhe do t’i kufizojmë qytetarët nga informimi. Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë shoqërore” – tha Kirovski.
Televizionet kombëtare konsiderojnë që rreziku nga përjashtimi i kanaleve televizive nga telekom operatorët vjen në periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme për vendin tonë, në vlugun para zgjedhjeve, shfaqja e korona virusit dhe tema tjera të rëndësishme për vendin tonë.
Më e rëndësishme për ne është të respektohen të drejtat autoriale dhe të drejtat e pronësisë intelektuale. Kjo është ajo që është me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për vendin tonë, por edhe në BE. Për momentin kemi ligj aktiv që duhet të respektohet nga të gjithë faktorët në shtet.
Nënkryetarja e Lidhjes së odave ekonomike, Danella Arsovska, theksoi që për komunitetin afarist, veçanërisht për ata që kanë marrëveshje shumëvjeçare për reklamim, sjellja e këtillë nuk lejohet për teleoperatorët.
Konferenca përshtyp e AMM-së kaloi në atmosferë skajshmërisht të tensionuar. Në një pyetje për epilogun gjyqësor për televizionin “Telma” për shkelje të së drejtës autoriale, Kirovski pas arsyetimit të problemit, drejtpërsëdrejti iu drejtua gazetares e cila e parashtroi pyetjen:
“E dini çka, pyetjet e këtilla janë vërtetë qesharake, për shkak se bëhet fjalë për një shkelje dhe atë jo me fajin tonë në 20 vite, ndërsa ne flasim për 30 kanale të cilat bëjnë pirateri 24/7 me 100 filma në ditë. Ju pengon kjo zonjë, apo ju pengon vetëm një herë”– tha Kirovski, për çka të pranishmit bënë vërejtje që kjo është qasje mjaft arrogante ndaj gazetarëve.
Qeveria sot ka caktuar takim me përfaqësues të telekom operatorëve.