U promovuan videot ne të cilat do të rritet ndërgjegjësimi për të drejtën për qasje të lirë në informacionet publik

Agjencia për Mbrojtje të drejtës për qasje të lirë në informacione publike publikoi video në maqedonisht dhe shqip me gjuhë interpretuese, të cilat do të rrisin vetëdijen e qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, mediave për të përdorur të drejtën për qasje falas në informacionet me karakter publik.

Në të njëjtën kohë, videot do të kujtojnë detyrimin ligjor të mbajtësve të informacionit publik për të siguruar transparencën dhe qasjen në informacion.

Për gati një vit të funksionimit të Mbrojtje të drejtës për qasje të lirë në informacione publike  numri i mbajtësve të informacionit publik është rritur për 146. Agjencia sot në Listën e mbajtësve të informacionit publik ka evidentuar 1.403 institucione.

“Në dy muajt e parë të këtij viti 2020, Agjencia ka vepruar në më shumë se 750 raste të prapambetura nga periudha e Komisionit për Mbrojtje të drejtës për qasje të lirë në informacione publike, e gjithashtu edhe vepron, brenda afateve ligjore, për ankesat e sapo pranuara që deri në sot ka më shumë se 600” ka deklaruar Pllamenka Bojçeva, drejtoresha e Agjencisë për mbrojtje të drejtës për qasje të lirë në informacione publike -.

Videot janë përgatitur me mbështetjen financiare të NDI dhe bashkëpunimin me OJQ “Vidi vaka”.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.