Kryeministri Zoran Zaev pret hapa më të guximshëm nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në luftën kundër lajmeve të rrejshme dhe plasimin e tyre në media, pasi që ata jo vetëm që shpërndajnë urrejtje, shkatërrojnë nder dhe dinjitet, por edhe i dëmtojnë interesat e shtetit, duke i shkatërruar dhe i penguar strategjitë e saja.
“Nga ajo që marr si analiza dhe nga ajo që ndjek dhe lexoj, shoh se definitivisht ka shumë shpërndarje dashakeqëse të lajmeve të rrejshme të cilat mund të shkaktojnë pasoja të pariparueshme. Bëhet fjalë për media pa impresum dhe të cilat janë të pranishme dhe përveç që shkatërrojnë nder dhe dinjitet të individëve të caktuar, shkatërrojnë edhe institucione, strategji të shtetit, shpërndajnë urrejtje e cila ka reflektim dhe pengesa në qëllimet tona strategjike”, tha Zaev në pyetje gazetareske me rastin e llogaridhënies së Qeverisë në 100 ditët e para të saj.
Ai kërkoi ndihmë edhe nga mediat edhe nga shoqatat e mediave që të punojnë në këtë fushë, të vendosin modele evropiane.
“Ta gjejmë atë që është më e mira në Evropë, në botën demokratike dhe ta zbatojmë pasi që është kërcënim serioz edhe për shoqërinë edhe për lirinë edhe për orientimin strategjik të shtetit, por është kërcënim serioz edhe për individin e shoqërisë sonë”, tha Zaev.
Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.