Projekti “Observatori për reforma mediatike” ka për qëllim të kontribuojë për realizimin e reformave urgjente prioritare (RUP), si kusht për anëtarësimin e RM-së në BE, duke i identifikuar dhe duke i eliminuar pengesat për zhvillimin demokratik të sektorit mediatik. Me këtë rast, projekti do t’i kushtojë kujdes edhe këtyre qëllimeve afatshkurte:
- Të mundësohet inspektim i rregullt i publikut në plotësimin e RUP në fushën e mediave në katër shtylla – reforma në servisin publik, qasja deri tek informatat me karakter publik, shpifja dhe ofendimi dhe reklamimi qeveritar – nëpërmjet analizës së vëzhgimit dhe avokimit;
- Të përforcohet vetëdija në lidhje me RUP dhe sfidat në fushën e mediave;
- Të krijohen mundësi për mediat për debat publik të informuar mes bartësve të vendimeve, organizatave joqeveritare dhe vëzhgim të mediave.
Projekti i informon qytetarët për procesin e realizimit të reformave prioritare në mënyrë të kuptueshme, të përshtatshme për publikun joekspert, që qytetarët ta kuptojnë se pse janë të rëndësishme reformat prioritare dhe si do të kontribuojë realizimi i tyre për përmirësimin e jetës së tyre. Njëkohësisht, projekti ofron mundësi për qytetarët dhe organizatat qytetare të kontribuojnë në debatin publik, duke krijuar mekanizma dhe kanale për lidhjen e tyre me mediat dhe vendimmarrësit.
Duke e pasur parasysh faktin se në pjesën e parë të projektit (1 korrik 2017 deri më 30 qershor 2018-të) pjesa më e madhe e reformave të filluara nuk janë finalizuar, lindi nevoja për të vazhduar aktivitetet të cilat do të kontribuojnë drejt përshpejtimit të proceseve për plotësimin e reformave prioritare.
Aktivitetet e projektit do të zbatohet në periudhën mes 1 nëntorit 2019 dhe 30 tetor 2020.
Për dukshmëri dhe transparencë më të madhe të projektit, si dhe për komunikim më të madh me publikun është siguruar mbështetje mediatike edhe nga agjencia e lajmeve “Меta” ,“Vërtetmatësi” dhe “Portalb”.
Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.