Të drejtat për transmetim dhe ritransmetim të programeve në vend akoma intepretohen në mënyra të ndryshme nga qendrat e ndryshme, varësisht nga ajo se cilit grup të interesit i përkasin. Më të mëdha janë dallimet ndërmjet stacioneve televizive kombëtare nga njëra anë dhe operatorit “Telekabell” nga ana tjetër. Njëra palë kërkon ekranet e errëta televizive dhe gjoba në rastet kur operatori nuk i ka të rregulluara të drejta për ritransmetim, ndërsa pala tjetër topin e hedhin te kanalet e huaja.
Shkruan: Kristina Ozimec – PINA
Të drejtat për riemetim të programit përplasën një pjesë të operatorëve kabllovikë dhe televizioneve kombëtare. Problemin e aktualizuan ndryshimet e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, ndërsa debati filloi të zhvillohet me grindje publike nëpërmjet mediave. Ekspertët thonë se çështjet e tërë korpusit të drejtave autoriale dhe të drejtave të ngjashme, si dhe transmetimi ose ritransmetimi nëpërmjet kabllos ose satelitit tashmë është rregulluar me Ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme. Ky ligj është i harmonizuar me dy direktiva evropiane të kësaj fushe, prandaj disa ekspertë që konsultuam konsiderojnë se ndryshimet e propozuara paraqesin dyfishim të panevojshëm të legjislacionit dhe janë të tepërta.
Ajo është në pritje të ndryshimeve, Shoqata e Mediave të Maqedonisë e cila përfaqëson TV kombëtar “Telma”, “Channel 5”, “Sitel”, “Alsat-M” dhe “Alpha”, kohët e fundit ka akuzuar operatorin kabllor “Telecable” dhe televizionin “24” për përqendrimi i paautorizuar i mediave, si dhe vendosja e interesave të operatorëve kabllorë në anën, jo në anën e mediave. Sipas tyre, në ligjin aktual, operatorët kabllorë nuk kanë pothuajse asnjë përgjegjësi për përmbajtjen që ritransmetojnë. Ata thonë se për të gjitha shkeljet e të drejtave të autorit, operatorët janë deklaruar jo kompetentë dhe kërkojnë që përgjegjësia të kërkohet në kanal, në vend se në to.
Mu në prag të ndryshimeve, Shoqata e Mediave të Maqedonisë ku bëjnë pjesë televizionet kombëtare “Telma”, “Kanal 5”, “Sitel”, “Alsat-M” dhe “Alfa”, para do kohësh e akuzoi operatorin kabllovik “Telekabell” dhe televizionin “24” për koncentrim të palejuar të mediave, si dhe për vendosjen në anën interesave të operatorëve kabllovikë, e jo në anën e mediave. Sipas tyre, në ligjin aktual, operatorët kabllovikë nuk kanë pothuajse asnjë përgjegjësi për përmbajtjen që e ritransmetojnë. Ata thonë se për të gjitha shkeljet e të drejtave të autorit, operatorët deklarohen se nuk janë kompetentë dhe kërkojnë që përgjegjësia të kërkohet te kanali televiziv, në vend se te ta.
Ata konsiderojnë se operatorët kabllovikë duhet të kërkojnë vërtetim nga të gjitha kanalet që i ritransmetojnë për atë se i kanë rregulluar të drejtat për Maqedoninë, t’i rregulluar marrëdhëniet me kanalet e huaja, dhe çdo lloj përmbajtjeje për të cilën nuk kanë të drejta të autorit në Maqedoni të errësohet ekrani ose të mos transmetohet. Ndryshimet e këtilla drejtpërdrejtë do të ndiheshin edhe nga shikuesit që i përdorin shërbimet e televizionit kabllovik.
Drejtori i televizionit “Telma”, Atanas Kirovski, për PINA-n tha se televizionet janë përgjegjëse për programin që e transmetojnë, ndërsa drejtuesit e tyre mbajnë përgjegjësi penale për çdo shkelje të së drejtës së autorit.
Televizionet kabllovike shqetësohen se nëse rregullohen të drejtat e autorit, disa nga kanalet që ato I ritransmetojnë do të duhet ose të largojnë krejtësisht, ose disa përmbajtje t’i transmetonë me ekran të errësuar. Nuk ka kuptim të kërkohet që televizionet vendore t’i respektojnë të drejtat e autorit dhe për shkeljet e mundshme të mbajnë përgjegjësi penale, ndërkohë që kanalet e huaja dhe ata që i ritransmetojnë ato, të mos kenë përgjegjësi fare. Televizionet e Maqedonisë kërkojnë që të mos diskriminohen në vendin e tyre dhe rregullat e lojës që vlejnë për to, të vlejnë edhe për të tjerët”, thotë Kirovski.
Sipas tij, operatorët kabllovikë vazhdimisht ritransmetojnë seri, filma dhe ngjarje sportive për të cilat televizionet kombëtare i kanë blerë të drejtat dhe për shkak të paqartësisë në legjislacion, operatorët nuk kanë humbur asnjë proces gjyqësor deri më tani.
Shembull i fundit janë të drejtat e autorit të paguara shtrenjtë për Kampionatin e hendbollit në Kroaci, për të cilin “Telma” i bleu të drejtat ekskluzive për territorin e Maqedonisë. Operatorët edhe gjatë kampionatit i transmetonin kanalet “RTRS”, “RTL” dhe kanalet e tjera pa të drejtë të autorit për këtë. Televizionet e Maqedonisë nuk ritransmetojnë përmbajtjen të piraterisë në Kroaci apo Serbi, dhe është e natyrshme që edhe ne ta kërkojmë atë nga kanalet e tyre dhe nga ata që e ritransmetojnë përmbajtjen”, thotë Kirovski.
Parimi i errësimit të ekranit funksionon edhe tani, edhe atë jo vetëm në Maqedoni, thotë Dejan Georgievski nga Qendra për zhvillimin e mediave. Mjafton që bartësi i të drejtave për territorin përkatës të kërkojë një errësim të tillë në rastet kur për ngjarjen e njëjtën, për shembull ngjarjen sportive, të drejtat e transmetimit në vende të ndryshme i kanë transmetues të ndryshëm.
Shtrohet pyetja se kush do ta ketë përgjegjësinë për të monitoruar se kush i ka të drejtat për transmetin për territore të ndryshme? Për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të ngjashme, në parim duhet të kujdeset bartësi i të drejtës përkatëse, ose ai që i ka siguruar – që i ka blerë ose që i ka marrë me qira të drejtat për një territor. Burimi më i mirë për këto informacione janë bartësit e të drejtave, të cilët me siguri e dinë se kujt i ja kanë shitur ato dhe për cilin territor. Nga ana tjetër, nuk mund të kërkohet errësim i atyre programeve, për të cilat nuk janë blerë të drejtat për transmetim në Maqedoni. Një nga qëllimet themelore të dy direktivave të BE-së, në fakt, është pasurimi i ofertës së përmbajtjeve programore në gjithë territorin e BE-së (dhe në rastin e vendeve kandidate siç është Maqedonia, dhe te ne) pikërisht me anë të ritransmetimit të tillë të shërbimeve programore nga vendet e huaja nëpërmjet platformave kabllovike/IPTV ose nëpërmjet satelitit. Përndryshe, në qoftë se, për shembull, TV “Telma” i ka siguruar të drejtat për Maqedoni për ndonjë ngjarje të madhe siç është Kampionatin evropian në hendboll, ai mund t’i kërkojë organit kompetent rregullator që t’i urdhërojë operatorët kabllovikë ose rrjetet IPTV që t’i errësojnë ato kanale të huaja në katalogët e tyre që i kanë siguruar të drejtat për vendet përkatëse, gjatë kohës derisa zgjat, në rastin tonë, ndeshja e hendbollit – thotë Georgievski.
“Telekabel”: Nuk mund të përgjigjemi për kanalet e huaja
Nga ana tjetër, operatori “Telekabel” ka një qëndrim tërësisht të kundërt. Ata konsiderojnë se nuk ka asnjë contest, por se bëhet fjalë për gjendje të imponuar nga ana e pesë televizioneve kombëtare. Qëndrimi i tyre është se ata, si operatorë kabllovikë, nuk mund të garantojnë për të drejtat e rregulluar të autorit për televizionet e huaja.
Në paragrafin e njëjtë të ligjit thuhet se nëse operatori ritransmeton një kanal të huaj, operatori, nën përgjegjësi morale, materiale dhe penale, do të garantojë se kanali i huaj i ka rregulluar të drejtat e autorit?! Si mund të garantojmë ne se Eurosport-i, CNN-i ose Discovery i kanë të rregulluara të drejtat autoriale? Dhe çfarë faktori jemi ne që ta kërkojmë një gjë të tillë prej tyre? Ne dërguam një iniciativë dhe një vërejtje për këtë nen, mbajtëm një takim pune me ministrin dhe shpresojmë se shërbimet juridikem do ta shohin se bëhet fjalë për një dispozitë të pazbatueshme”, thotë Zoran Ristov nga “Telekabel”.
Sipas tij, që një operator kabllovik të lëshojë një kanal, qoftë të huaj apo vendas, patjetër duhet të ketë marrëveshje e janë rregulluar të drejtat e autorit.
Kjo marrëveshje pastaj dorëzohet në ASHAAM, prej ku, nëse gjithçka është në rregull, na japin Leje për ritransmetim. Tek atëherë mund ta lëshojmë kanalin. Prandaj, ishte e çuditshme se çka dëshironte të arrrijë propozuesi i ndryshimeve dhe cili është qëllimi i kërkimit të ndryshimeve në nenin 143 të Ligjit për ASHAAM. “Telekabel” gjatë punës së saj të deritanishme nuk ka asnjë denoncim për të drejtat të parregulluara të autorit, dhe një gjë të tillë nuk kanë as shumica e kolegëve tanë – shton Ristov.
Ashpërsia e deklaratave nga të dyja palët tregon se megjithatë ka contest dhe mosmarrëveshje. Sipas avokatit Valentin Pepeljugoski, ndryshimet e propozuara të ligjit nuk janë aq problem, por problemi qëndron në zbatimin e tij sepse autoritetet kompetente nuk bëjnë kontroll, por janë të kënaqur vetëm me marrjen e vërtetimit nga operatorët se i kanë rregulluar të drejtat e autorit.
Ata ndoshta mund të kenë nënshkruar marrëveshje me ndonjë kanal televiziv për ta ritransmetuar atë, mirëpo kjo nuk do të thotë se kanali televiziv që ritransmetohet i ka të gjitha të drejtat e autorit për të gjitha ngjarjet. Këtu sidomos mendoj për ngjarjet sportive dhe muzikore, madje edhe disa filma që janë hite të mëdha. Kjo dukuri ndodh masovikisht, mirëpo nuk sanksionohet. Përveç kësaj, televizionet me koncesion kombëtar ia lejojnë vetes që të transmetojnë program për të cilin nuk i kanë paguar të drejtat e autorit. Dhe këtu vijmë deri tek problem – ata gjithmonë do t’ju tregojnë ndonjë marrëveshje me ndonjë firmë të tretë nga e cila gjoja e kanë blerë programin, mirëpo jo nga bartësi i vërtetë i të drejtës së autorit. Prandaj, mendoj se sanksionet duhet të jenë më të ashpra – thotë Pepeljugoski.
Sipas ekspertëve, operatorët kabllovikë, përveç nëse nuk kanë shërbimet të veta “on demand”, nuk paraqiten si palë në biznesin me të drejtat për transmetim dhe ritransmetim të veprave të mbrojtura me të drejtat e autorit.
Institucionet thonë: Nuk jemi gjykatës
Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, për mosmarrëveshjet ndërmjet disa televizioneve dhe operatorit “Telekabell” thonë se pozicioni i tyre nuk është që të jenë gjykatës, ose të vendosen ndërmjet këtyre dy palëve. “Është një mosmarrëveshje mes dy palëve, të cilën ato duhet ta tejkalojnë. Për këtë çështje ka organ rregullator kompetent i cili vepron në përputhje me rregullativën positive ligjore”, thonë nga ministria. Ata mendojnë se me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike do të respektohen plotësisht dhe në mënyrë konsekuente parimet për mbrojtjen e të drejtave të autorit. Agjencia për media thotë se ata e rregullojnë vetëm çështjen e regjistrimit të pakove programore të operatorëve. Ata theksojnë se të drejtat duhet të rregullohen në bazë të Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme, ku është rregulluar procedura dhe mënyra për rregullimin e të drejtave për ritransmetim. “Bëhet fjalë për një marrëdhënie komerciale, të rregulluar me marrëveshje ndërmjet operatorëve dhe stacioneve televizive komerciale, në të cilën Agjencia nuk ka asnjë bazë ligjore për të ndërhyrë, por ajo është vullnet i lirë i subjekteve që e nënshkruajnë kontratën. Agjencia duhet vetëm të konstatojë se janë rregulluar të drejtat ndërmjet dy subjekteve, për të cilën gjë ligjvënësi ka përcaktuar se do të realizohet duke dorëzuar deklaratë të noterizuar nga ana e personit përgjegjës të operatorit, me të cilën vërtetohet se janë rregulluar të drejtat për ritransmetim”, thonë nga ASHAAM-i.
Sipas Georgievskit nga QZHM-ja, Agjencia ka të drejtë se bëhet fjalë për marrëdhënie tregtare, në të cilën operatorët kabllovikë e kanë pozicionin e fuqisë dhe mund t’i diktojnë kushtet. Kjo ndodh kryesisht për shkak të depërtimit të lartë të televizionit kabllovik (një nga më të lartit në botë), që sipas të dhënave ndoshta arrin në 80 për qind (gjegjësisht 80 për qind e rreth 560 mijë familjeve që janë të lidhura dhe të parapaguara për shërbimet e ndonjëti nga operatorët kabllovikë.
Në një situatë të tillë, televiionet kombëtare terestriale – televizionet që transmetojnë në eter, nëpërmjet multiplekseve digjitale terestriale – vështirë mund ta shfrytëzojnë pozitën e privilegjuar që të kenë qasje në të gjitha 100 për qind familjet (ose afër këtij numri), të cilë mund të valorizojnë duke e shitur hapësirën reklamuese. Duket se për momentin ka një mungesë ekuilibri të fuqisë në favor të operatorëve kabllovikë, dhe ata i diktojnë kushtet për ritransmetim të kanaleve televizive në rrjetet e tyre, nganjëherë duke kërkuar shuma me të vërtetë të larta për kushtet e Maqedonisë për shërbimin e tillë, shpesh afër taksave vjetore që transmetuesit i paguajnë për marrjen e lejeve për transmetim – thotë Georgievski.
Procedura për përcaktimin e koncentrimit të palejuar mediatik te TV “24”
Përveç mosmarrëveshjeve për të drejtat për program, televizionet kombëtare paradokohësh e akuzuan “Telekabell”-in edhe për koncentrim të palejuar mediatik. ASHAAM- i para do kohësh ngriti procedurë për ta përcaktuar koncentrimin e palejuar mediatik te televizioni “24 Vesti”, pasi në Agjenci është dorëzuar një incizim nga një intervistë e pronarit të operatorit “Telekabell”, Robert Dimitrov, të publikuar në portalin në internet “Maktel”.
“Disa nga deklaratat e tij të dhëna në intervistë tregojnë se ka mundësi të ketë koncentrimi të palejueshëm ndërmjet këtij televizioni dhe “Telekabell”-it. Tani janë duke u shqyrtuar informacionet e siguruara dhe janë duke u mbledhur informacione plotësuese, që të konstatohet se a ka dëshmi materiale për ekzistim të koncentrimit të palejueshëm mediatik”, thonë nga ASHAAM-i. Priotet të ky institucion këto ditë t’i publikojë rezultatet e procedures.
Në bisedën për këtë portal, Dimitrovi thotë se paska një partner austriak, me të cilin njihet që më pare, I cili e posedon televizionin në emër të tij, por pranon se televizioni gjatë viteve të kaluar është ndihmuar financiarisht nga “Telekabell”-i.
Nuk është sekret se “Telekabell”-i e ka mbështetur televizionin “24 Vesti” gjatë gjashtë viteve të kaluara, edhe pse ka punuar me minus. Jam shumë i lumtur që bëmë një brend/markë, mbi të gjitha, të cilin i besojnë qytetarët dhe është dëshmuar se sa i përket besimit gjendet në numrin 1. Qeveria e mëparshme ndoshta i ka bërë disa presione, nuk është sekrete se inspekcioni vinte vazhdimisht dhe pyetjet kishin të bëjnë me atë se pse janë dhënë hua. “Telekabell”- e ka ndihmuar atë stacion televiziv, me qëllim që një ditë të punojë me saldo pozitive dhe një ditë të na i kthejë paratë që ia kemi dhënë hua – thotë Dimitrovi.
Nga kjo kompani për PINA-n thonë se deklaratat e Robert Dimitrovit janë nxjerrë nga konteksti.
“Nuk ka koncentrimi mediatik ndërmjet “TV 24” dhe ”Telekabell”-it. Ka pasur një ankesë nga “Kanali 77” se ka pasur një koncentrim mediatik dhe pasi ASHAAM-i e shqyrtoi rastin, konsatoi se nuk ka koncentrimi mediatik. Pas përgjigjes së marrë, “Kanali 77” ka parashtruar ankesë se i janë hua “TV24” nga ana e “Telekabell”-it, dhe ASHAAM-i përsëri hapi procedure, e cila akoma është duke u zhvilluar, për ta shqyrtuar koncentrimin mediatik. Presim që edhe këtë ASHAAM-I të konstatojë se nuk ka koncentrim mediatik, duke i marrë parasysh të dhënat tona, të cilat gjithmonë në kuadër të ligjit”, thonë ata.
Para disa ditësh, “Telekabel”- i kishte një grindje publike edhe me televizionin “Kanal 5”, pasi e njoftoi publikun se e kishin hequr këtë televizion nga pakot e tyre, pasi që marrëveshja për ritransmetim që e kishin me “Kanal 5” kishte skaduar. Nga “Kanal 5” thanë se nuk është e vërtetë se ata nuk kanë dashur ta nënshkruajnë kontratën, por se operatori ka refuzuar që ta nënshkruajë atë.
Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.