Një numër i madh i mediave në Maqedoni dhe disa persona privatë, këto ditë kanë marrë letra me paralajmërim nga avokatja që i përfaqëson disa fotoreporterë profesionalë nga Maqedonia në procedurën për shfrytëzim të paautorizuar të fotografive të tyre autoriale.
Iniciativa për mbrojtjen e të drejtave autoriale është e përkrahur edhe nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial (SPGM), dhe avokatja e tyre Natalija Milenkovska, e cila ashtu siç ka deklaruar ka dërguar mbi 30 paralajmërime deri te mediat ose personat që në mënyrë të paautorizuar kanë përdorur fotografi duhet që të paraqitjen që të arrijnë marrëveshje për kompensim të të drejtave autoriale. Në të kundërtën, do të ketë padi, sqaron Milenkovska.
– Të paralajmëruarit kanë afat prej pesë ditëve që të na lajmërohen që të merremi vesh se si do të veprohet në këtë rast, që të kompensohen autorët. Bëhet fjalë vetëm për raste për shfyrtëzim komercial të fotografive. Kemi dërguar mbi 30 paralajmërime, ndërkaq do të ketë edhe shumë. Punojmë në mënyrë intensive në atë, ndërkaq kemi edhe shumë vështirësi. Për shembull, disa prortale që kanë marrë fotografi në mënyrë të paautorizuar nuk janë në adresat që janë të vendosura në impresumet e tyre, kështu që kemi shumë punë që t’i gjejmë”, sqaron avokatja.
Sipas fotografit, Tomisllav Georgiev, i cili është njëri nga ato që e ka nisur këtë aksion, thotë se ideja nuk është që të përfitohet shumë para me çdo kusht, por që të vendoset shembull se si njerëzit duhet të sillen ndaj punës së fotoreporterëve. Ashtu siç thotë ai, deri më tani, fotoreporterët kanë dorëzuar dëshmi për 150 raste ku u është vjedhur fotografia. Në disa raste ka pasur edhe nga 50 vjedhje të fotografisë në ditë, siç është rasti me reporteren Maja Zllatevska, e cila e kishte fotografuar Nikolla Gruevskin në Gjykatë, dhe për disa orë është vjedhur mbi 50 herë.
– Me iniciativë timen, gjysmën ose më shumë të parave që do t’i merrja, do të shkojnë për avokatë. Ideja nuk është të bashkëpunojmë, por që të zgjidhet ky problem dhe të vendoset shembull. Shumë herë në vitet e kaluara janë vjedhur fotografitë e mia, por tanimë patjetër diçka duhet të ndërmarrim që të ndalohet ky “perversion”, thotë Georgiev.
Bëhet fjalë për kompensim prej nga 250 euro për fotografi që është marrë në mënyrë të paautorizuar, shton Georgiev.
Iniciativa për shumë është e habitshme, edhe pse u paralajmërua në dhjetor të vitit 2017, në konferencë për shtyp.
Gjendja me shkeljen e të drejtave autoriale, veçmas nga ana e onlajn mediave në shtet është alarmante dhe ajo është notuar në disa analiza profesionale, por deri më tani nuk a pasur hapa konkret. Gjendja e këtillë ka sjellë deri në mosrespektimin e punës gazetareske dhe ka destimuluar krijim të përmbajtjeve origjinale.
Te shumë persona, problemi me shkeljen e të drejtave autoriale në mediat online ka ndikuar për thirrje naive ndaj rregullimit të tyre. Megjithatë, mbisundon mendimi se të drejtat autoriale janë të rregulluara në ligjin për të drejtat autoriale, ndërkaq për produktet audio-vizuale ka dispozita edhe në Kodin Penal dhe sjellja edhe të një mekanizmi tjetër do të sjell më shumë probleme se sa zgjidhje.
Sipas analizave, problemi kryesor është moszbatimi i ligjeve, ndërkaq ky është hap i parë që njëkohësisht është edhe test për sistemin gjyqësor për miratimin e rendit për shkeljet autoriale, pa dallim nëse bëhet fjalë për tekst, fotografi apo video.
Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.