ASHAAM-i duhet të transformohet në organ të mirëfilltë të pavarur rregullator

Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike (ASHAAM) duhet të bëhet organ i mirëfilltë i pavarur rregullator për mediat, me të drejtë të sjellë politika, dhe pa asnjë ndërhyrje nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe qeveria, porositi Dejan Georgievski, drejtor ekzekutiv i Qendrës për zhvillimin e mediave në prezantimin e sotëm të raportit të pestë monitorues për punën e ASHAAM-it dhe Agjencisë për komunikime elektronike (AKE).

Raporti është projekt i përbashkët i Eurothink – Qendrës për strategji evropiane, OJQ-së Infocentar, Transparencë Maqedoni dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.

– Qeveria e miratoi propozim-ligjin për media dhe ka filluar transformi i organit rregulator prej organit përfaqësues në organ të vogël profesional, mirëpo ky transformim akoma nuk ka përfunduar. Duhet të fitohet një organ i mirëfilltë i pavarur rregullator. Agjencia, me kompetencat e saj të kufizuara, në këtë moment nuk është e tillë. Duhet të eliminohet mundësia që Kuvendi dhe Qeveria të ndikojnë drejtpërdrejtë në çështje siç është shpërndarja e lejeve dhe e frekuencave – the Georgievski.

Sipas Biljana Bejkovës nga OJQ-ja Infocentar, e cila i prezantoi rezultatet e monitoringut tremujor të ASHAAM-it për periudhën tetor-dhjetor, nuk është realizuar përgatitja e strategjisë pesëvjeçare dhe në vend të kësaj është caktuar si prioritet për gjysmën e parë të vitit 2018. Në përgjithësi, tha Bejkova, ASHAAM-i e ka vazhduar trendin e qasjes proaktive ndaj temave me interes publik dhe ka siguruar nivel solid të transparencës dhe të llogaridhënies.

Zoran Trajçevski, drejtor i ASHAAM-it, në debatin pas prezantimit e vëndoi në pikëpyetje ekspertizën e atyre që e kanë përgatitur raportin. Kundrejt kritikave që u përmendën, ai e lexoi edhe përfundimin e OSBE/ODIHR-it se në lidhje me zgjedhjet, ASHAAM-i i ka kryer në mënyrë profesionale obligimet e tij.

Për Goran Llazarovin, nga Eurothink, i cili është koordinator i monitoringut të AKE-së mbetet e hapur çështja për “donacionin” që ia ka dhënë AKE-ja NPT-së për rrotullamen panoramike. Eurothink-u tre herë kanë kërkuar llogari nga NPT Shkup, mirëpo nuk kanë marrë përgjigje konkrete, përveç asaj se NPT-ja i ruan mjetet financiare në llohari të veçantë bankare dhe se ato nuk janë harxhuar krejtësisht, si dhe se ato do të shfrytëzohen vetëm për atë qëllim.

Zëri më i lartë në buxhet është për ndërtimin e kullës për radiodifuzion në Vodno, ndërsa zëri i dytë me radhë është për rrogat e të punësuarve, te i cili nuk është vërejtur ndryshim i konsiderueshëm.

Raporti i pestë është përgatitur nga katër organizatat në kuadër të projektit “Monitoringu i efikasitetit, efektivitetit, transparencës dhe përgjegjësisë së organeve rregullatore për mediat – PROformance Watch”.

 

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.